Marku thërret mbledhjen e prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së

Lexo edhe:

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka vendosur të thërrasë një mbledhje të përgjithshme të prokurorëve për të zgjedhur listën e prokurorëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kjo mbledhje do të zhvillohet më 11 dhjetor 2018 në orën 09:00 në një hotel privat në Tiranë.

Thirrja e kësaj mbledhje vjen pasi sot (27 nëntor), siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar këtij institucioni listën e plotë të prokurorëve që kanë kaluar me sukses procesin e vettingut.

 

Lajme të lidhura

Para