• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama patriot? What the Fuck…

16:32 : 26/11/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Haku nuk i duhet ngrënë, ai është mjeshtër i daljes nga situata e vështira që i krijon vetë. Kur është i rrethuar nga protestat, skandalet e qeverisë, aferat e dyshimta apo lidhjet me oligarkët, kryeministri Rama merr flamurin e nis të “bëhet” patriot.

Kjo ndodhi edhe dje në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që u mbajt në Prizren. Aty foli për shqiptarinë, për bashkimin shpirtëror, kulturor dhe ekonomik mes dy vendeve. Aty kritikoi ndërkombëtarët, aty me fjalë i dha një “shuplakë” serbisë.

“Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. What the Fuck do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian”- tha Rama.

Mjaftoi kjo frazë që në propagandën qeveritare kryeministri të ngjajë si një patriot i madh. Si lider që u tregon vendin fqinjëve të këqinj, si njeri shtetar që në plan të parë ka mirëqenien e qytetarëve të tij dhe jo vetëm, edhe mbarë shqiptarisë. Kjo është taktika e “piktor-politikanit” që kërkon tu shesë qytetarëve në Shqipëri e Kosovë atë tablo me nuanca patriotike siç e do vetë propaganda.

Lexo edhe:

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit, misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt

Mashtrimet, fjalimet patetike të gërshetuara me nacionalizëm absurd, i bën të gjitha për një qëllim: Të shkëpusë vëmendjen nga skandalet më të fundit. Të ikë për disa orë nga protestat e qytetarëve, të shkuputet disi vëmendja nga skandalet e dyshimet e hajdutërisë me vulë qeveritare në konçensione rrugësh që e kanë thelluar gropën e madhe në buxhetin e shtetit. Është sjellja e një politikani autokrat që luan me dy karta të vetme: “Patriotizëm e propagandë”!

Kryeministri me qesharak në sytë e ndërkombëtarëve, po tenton të tregohet si “kryeministri më patriot” në sytë e shqiptarëve. Por si po e arrin këtë? Me bashkëpunim më të madh mes dy vendeve, me hepjen e taksave doganore Shqipëri-Kosovë? Me unifikimin e teksteve shkollore? Asnjë nga këta, vetëm me propagandë që nuk shoqërohet me asnjë vendim institucional. Është prej pesë vitesh në krye të qeverisë shqiptare, ka zhvilluar disa mbledhje të përbashkëta me kryeministra të ndyshëm kosovarë, por më shumë se me nisma serioze është marrë me dekor dhe fjalime boshe, që e shumta ngazëllejnë një grup idhtarësh të Ramës.

Flet për bashkim dhe një “luftë” që po i bën serbisë në grup, sidomos në aspektin ekonomik, por ka vendosur taksë në Rrugën e Kombit. Aty ku kosovarët e kanë të vetmen udhë për të kaluar në Shqipëri, më parë duhet të paguajnë për oligarkun e Ramës, nga 5 euro për automjetet e vogla deri në 28 euro për mjetet e trasportit të mallrave, shtuar këtu edhe dalja po me të njëjtin çmim.

“Do të shkojmë drejt bashkimit doganor, sot hedhim hapin e parë, nga 1 janari Kosova do të ketë tranzitin e vet në Durrës. Serbia shkon në të kundërt të asaj që është rruga e të ardhmes, duke përjashtuar Kosovën nga Roamingu dhe duke na vënë në detyrimi ta bëjmë bashkë”-deklaroi Rama në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj.

Koha është në të kundërtën e fjalëve të Ramës. Aktualisht Serbia po njeh rritjen më të madhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Gjithnjë e më shumë me politikat e brendshme dhe të jashtme që ka ndjekur ka arritur të jetë zë bindës edhe në zyrat e Brukselit. Ndërsa Rama me ndërkombëtarët nuk ulet si politikan që parashtron ide, por si një “djalosh pasarele” që e ka mendjen të bjerë në sy me veshjen e tij, veçanarisht fiksimin pas atleteve të bardha.

Ky është Rama i vërtetë, por në sytë e shqiptarëve tenton të shfaqet si patriot. I duhet huazuar shprehja që ai vetë tha sot. Edi Rama patriot? What the Fuck?

Lajme të lidhura

BOTA

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

09:31 : 02/07/2025
AKTUALITET

Publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit, misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt

09:31 : 02/07/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

09:15 : 02/07/2025
RAJONI

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 15-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë të tjerë

08:56 : 02/07/2025
AKTUALITET

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

08:52 : 02/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali/ Arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit, “skifteri” i tretë ende në kërkim

08:51 : 02/07/2025
Para

“TË PENDUARIT” !

TË GJITHA

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

09:31 : 02/07/2025

Publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit, misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt

09:31 : 02/07/2025

Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

09:15 : 02/07/2025

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 15-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë të tjerë

08:56 : 02/07/2025

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

08:52 : 02/07/2025

Vrasja e Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali/ Arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit, “skifteri” i tretë ende në kërkim

08:51 : 02/07/2025

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

08:40 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com