• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi për ndalimin e importit të makinave, ja kush nuk penalizohet

20:28 : 25/11/2018
në AKTUALITET, SOCIALE

Pas 2 dhjetorit të këtij viti, në vend do të lejohet vetëm importi i makinave të përdorura të standardit “euro 4” dhe makinave të reja të standardit “euro 5”.

Vendimi i qeverisë për ndalimin e importit të makinave të përdorura me vit prodhimi para 2008-s hyn në fuqi më 2 dhjetor, 30 ditë pas miratimit të tij në Fletoren Zyrtare. Gazeta zbardh edhe urdhrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për mosregjistrim të targave të makinave të importit, të kategorizuara për shkatërrim apo si mbeturina.

IMPORTI

Vendimi përcakton se do të lejohet importi i makinave të përdorura, të cilat janë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Pra, makinat që i përkasin standardit “euro 4” të shkarkimeve në ajër. “Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”, përcaktohet në vendim. Për makinat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, duhet të përmbushin normën “euro 5” për import. I njëjti rregull vlen edhe për mjetet e tjera të reja.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

“Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1,me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Europian”, përcakton vendimi i qeverisë. Për motorët e përdorur, furgonët dhe autobusët vendimi përcakton se duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet nga data e regjistrimit për herë të parë në Shqipëri. “Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”, thuhet në vendim.

UDHËZIMI

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor nuk do të regjistrojë asnjë makinë të importuar, e cila është cilësuar në certifikatën e origjinës për t’u shkatërruar apo për pjesë këmbime. Gazeta zbardh urdhrin e Drejtorisë të Transportit Rrugor, që ndalon regjistrimin e makinave të importuara nga SHBA dhe Kanada. Urdhri ka hyrë në fuqi nga 12 nëntori dhe vijon të zbatimin. “Bazuar në VKM nr. 153, datë 07.04.2000 ‘Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë’ e ndryshuar, konkretisht neni 237, pika 1, germa b dhe Udhëzimi nr. 1, datë 18.01.2012 ‘Për dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre’ i ndryshuar, konkretisht neni 3, pika 3 dhe 5, për mjetet që importohen nga SHBA dhe Kanadaja, nëse dokumentet shoqëruese me treguesit teknik nga origjina, përveç të tjerave janë me përshkrimet ‘Destruction’ (shkatërrim) ose ‘Parts only’ (pjesë këmbimi) ose ‘Not to be registered’ (nuk mund të regjistrohet) ose shënime të tjera të ngjashme, shërbimi për regjistrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor do të refuzohet pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore, duke u klasifikuar si automjete”, thuhet në urdhrin Drejtorisë së Shërbimit të Transportit.

“Qytetarët të mos kalojnë afatin e pagesës së taksave” Drejtoria e Transportit: Investimet u dyfishuan, ulet koha e shërbimit

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor u kërkon qytetarëve të mos kalojnë afatin e pagesës së taksave, pasi jo vetëm që do të eliminojnë radhët e gjata në fund të vitit, por edhe penalitetet për mospagimin e detyrimeve në afat.

Po ashtu, Drejtoria e Transportit Rrugor ka ndërmarrë një sërë projektesh investuese në Drejtoritë Rajonale me qëllim rritjen cilësore të standardeve të shërbimit, duke qenë se këto probleme përbëjnë një nga prioritetet kryesore për të cilat kërkohet zgjidhje e shpejtë dhe me kërkesa të larta nga qytetarët. Konkretisht, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës ka përfunduar me sukses rikonstruksioni i sallës së regjistrimit të mjeteve, me kushte dhe logjistikë bashkëkohore.

Në Drejtorinë Rajonale Vlorë ka përfunduar me sukses rikonstruksioni i sallës së regjistrimit të mjeteve dhe lejedrejtimit, me kushte dhe logjistikë bashkëkohore. Gjithashtu për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në qytetin e Himarës është hapur zyra e shërbimeve si strukturë e Drejtorisë Vlorë. Në Drejtorinë Rajonale Durrës ka përfunduar me sukses rikonstruksioni i sallës së degës së drejtuesve të mjeteve, me kushte dhe logjistikë bashkëkohore.

Gjithashtu, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në qytetin e Kavajës është në proces hapja e zyrës së shërbimeve si strukturë e Drejtorisë Durrës. Në Drejtorinë Rajonale Sarandë ka përfunduar me sukses rikonstruksioni i sallës së degës së drejtuesve të mjeteve, me kushte dhe logjistikë bashkëkohore. Investime janë kryer edhe në drejtoritë rajonale në Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Laç dhe Shkodër, për godina të reja administrative. Këto investime kanë dyfishuar numrin e sporteleve të shërbimit, duke shkurtuar kohën e shërbimit nga disa orë në 20 minuta, si dhe është tentuar që shërbimi të shkojë sa më afër qytetarëve.

Makinat, cilat nuk penalizohen nga importi

Nga rregullat e reja të importit nuk do të penalizohen të gjitha makinat. Vendimi i qeverisë përcakton se makinat me vlerë muzeale përjashtohen nga kriteret e reja të importit. Konkretisht, ky vendim përcakton se nuk zbatohet për importin e: automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë: automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970; automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë; automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale. Makinat të cilat kanë hyrë në vend para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1 mars 2019 për vendosjen e targave.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025
SHOW BIZ

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025
SPORT

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025
Para

Atentati me tritol biznesmenit/ Pista e re e hetimeve

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com