Gjykata kushtetuese ka refuzuar të pranojë kërkesën e ish agjentit të SHISH, Marjan Rroku, duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij, dënim ky i dhënë për krimin ndaj Aldës dhe nënës së saj, të cilat u vranë më 17 shkurt 2001.
Para 15 vitesh ish-agjenti i SHISH vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studenten 20-vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj.
Por si u rikthye historia e ish agjentit të shërbimit informative shtetëror i cili prej më shumë se një dekadë nga krimi makabër u fsheh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ku u ekstradua.
Më 9 shkurt 2016 Rroku ju drejtua gjykatës kushtetuese ku kërkon rihapjen e procesit gjyqësorë nda tij, proces i cili kish kaluar të gjitha fazat e gjykimit dhe 2 Majit 2002 ndaj tij rëndonte dënimi me burg përjetë.
Por dhe pse i dënuar me burg përjetë sapo u ekstradua nga Amerika, Rroku nuk ndali betejën ligjore dhe trokiti fillimisht në gjykatën e lartë duke kërkuar rekurs për dënimin ndaj tij.
Me vendim të datës 16 korrik 2015 ndaj Rrokut u la në fuqi dënimi burg përjetë dhe ai u vendos në një burg të sigurisë së lartë. Por nga ky burg historia e tij u rihap pasi në emisionin e moderatorit Ardit Gjerbrea në televizionin kombëtar Klan Rroku u shfaq pas shumë e shumë vitesh këtë herë i përlotur për çfarë kish bërë duke rihapur dhimbjen e familjes Cani.
Ai deklaronte në intervistë se Aldën e dashuronte por krejt e kundërta u tha nga motra e Aldës, Ornela e cila ishte personi që bëri çmos që Rroku të gjendej në Amerikë ku fshihej me identitetin Toni. Kjo intervistë u transmetua si diçka normale por fakti se ajo u dha 18 ditë pasi Rroku kish depozituar në Kushtetuese një kërkesë bëri që mbi të hidhen hije dyshimi, raporton shqiptarja.com.
Ishte babai i Alda Canit i cili paditi në gjykatë Ardit Gjebrean dhe Tv Kombëtar Klan për transmetimin e intervistës së Marjan Rrokut. Më 25 Prill Faslli Canaj trokiti në gjykatën e Tiranës me një padi civile me objekt Fyerjen ku të paditur janë “ Drejtuesi i emisionit “E Diela Shqiptare”, Z. Ardit Gjebrea , Televizioni Klan.
Pas shortit ky proces gjykohet nga gjyqtari Martin Deda dhe më 26 Maj 2015 pritet seanca e parë. Faslli Canaj në padinë e tij pretendon se dikush ka paguar para për realizimin e kësaj intervistë e cila deformoi faktet e një krimi që ka lënë pasoja në familjen Canaj.