• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I sapo liruar nga burgu, zbulohet koka i trafikut të drogës në Qafë Thanë

11:40 : 23/11/2018
në AKTUALITET

Zbardhen foto dhe detaje të reja për tetë personat e arrestuar për sasinë e drogës të sekuestruar në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë. Gjatë operacionit të koduar “Uraka 2” kanë rënë në pranga 8 persona emrat e të cilëve janë Aranit Bida, që konsiderohet si drejtuesi i grupit. Bida rezulton të jetë dënuar në 2010 me 7.4 vite burgim nga gjykata e Krimeve të Rënda, dhe se kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Sapo ka dalë nga qelia, Aranit Bida, ka filluar sërisht të meret me aktivitet kriminal, ku është arrestuar sërisht për trafik droge.

Mes të arrestuarve të tjerë janë dhe shtetasit Arben Tristea, Eduard Haxhi, Erando Mehmeti, Gentjan Rapollari, Elvis Gjona, Andi Qiraxhi dhe Leonard Demiraj. Furgoni me lëndë narkotike ishte nisur nga Fieri dhe po shkonte në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Dosja e trafikimit të drogës është ndjekur nga Krimet e Rëndam e cila disa muaj më parë ka nisur hetim për “Trafik droge mbetur në tentativë”.Personat e arrestuar janë nga Elbasani, Korça, Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

580 kg lëndë narkotike
Pas 24 orësh, nga momenti i ndalimit të furgonit të dyshuar se po trafikonte drejt Korçës ngarkesë, Policia e Qarkut të Elbasanit deklaroi se ishin 580 kg kanabis ndërsa në pranga kanë rënë tetë persona dhe një është shpallur në kërkim.Furgoni me targë AA 356 NA, ku u gjet hashashi, rezulton pronësi të një firme fasonerie në Fier. Sipas ekstraktit të QKR, biznesi është regjistruar nën emrin “SILDA” dhe në pronësi të biznesmenit Ilir Dauti.

Por në një reagim, vetë ky i fundit u shpreh se furgonin “IVECO” e kishte shitur disa muaj më parë, por nuk kishte bërë aktin noterial. Operacioni i koduar “Uraka 2” ka sjellë goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, në një bashkëveprim mes Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit dhe Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit. Policia sekuestroi 578 kg kanabis, tre automjeteve, 14 aparateve celularë dhe 5.800 euro.

Lënda narkotike drejt Greqisë
Sipas burimeve nga grupi hetimor, lënda narkotike do të transportohej në Greqi. Furgoni me targë AA 356 NA, ku u gjet hashashi, është në pronësi të një firme fasonerie në Fier. Sipas ekstraktit të QKR, biznesi është regjistruar nën emrin “SILDA” dhe në pronësi të biznesmenit Ilir Dauti.

Lexo edhe:

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

Firma SILDA është një kompani që merret me prodhimin e kepucëve si dhe tregtimin dhe eksportimin e tyre jashtë vendit. Nuk dihet nëse kjo ishte tentativa e parë e trafikut të drogës, por dyshohet që trafiku ishte kamufluar pas biznesit të Dautit, i cili veç prodhimit të këpucëve garantonte edhe transportin.

Hetimi në dinamikë
Sekuestrimi i sasisë së drogës në pikën e kalimit kufitar nuk ka qënë thjesht një rastësi. Sipas, policisë ndjekja e furgonin është kryer nga forcat operacionale në teren, që nga pika kur ai ka dalë me ngarkesë nga magazina. Përgjatë segmentit rrugor Fier-Qafë-Thanë, është ndjekur në dinamikë, deri kur ka shkuar në pikën doganore.

Pikërisht në këtë pikë kalimi kufitar, është urdhëruar që mjeti ti nënshtrohet një kontrolli të reptë, ku nga rezultoi se në dyshemenë e tij, ishte fshehur një sasi e madhe droge. Menjëherë pas këtij momenti është bërë arrestimi i personave që ndodheshin në makinë dhe pas tyre janë arrestuar magazionieri dhe një puntor në fabrikë. Pritet që për këtë rast, policia dhe prokuroria të jenë në bashkëpunim edhe me hetuesit Grekë, aty ku kishte si destinacion lënda narkotike.

Të arrestuar
Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025
AKTUALITET

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025
AKTUALITET

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë
AKTUALITET

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025
Para

Skandali: Projekti i unazës u konceptua, projektua dhe iniciua nga Viktoria Invest dhe jo qeveria

TË GJITHA

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025

Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut

11:52 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com