Performanca e Rita Orës për paradën e “Ditës së Falenderimeve” është konsideruar si më e keqja e të gjitha kohërave.
Në këtë paradë nuk këndohet asnjëherë live pasi makina lëvizëse nuk ka parametrat e duhur të audios për të përballuar një performancë të tillë.
Prandaj këngëtarja shqiptare nisi të këndonte hitin e saj “Let me love you” me muzikë ‘playback’. Shumë fansa që kishin dalë në rrugët e Nju Jorkut për ta parë, janë zhgënjyer.
Lëvizja e buzëve të Ritës ishte e kundërt me muzikën dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak atyre. Nëpërmjet postimeve në Twitter, ata kanë shprehur zhgënjimin dhe kritikat duke e konsideruar performancën “të tmerrshme” dhe “tragjike”.