Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, bëri të ditur në bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, se ekonomia është një pasqyrë e modelit të gabuar ekonomik të “Rilindjes”, e cila u ka shërbyer një grushti njerëzish dhe ka futur duart thellë në xhepat e 99% të qytetarëve.
Tabaku shtoi se megjithëse taksat janë rritur, përsëri mblidhen 27.6% e produktit kombëtar që do të thotë, është rritur informaliteti, që do të thotë 97% e bizneseve sot paguajnë më shumë, 97% e qytetarëve sot taksohen më shumë, e përsëri kjo nuk shkon në arkën e shtetit, 100 milion dollarë mungojnë vetëm këtë vit.
Ajo theksoi se ekonomia ka një rritje të jashtëzakonshme të informalitetit që bizneset e kanë denoncuar dhe kjo është pasoja e parë e taksës progresive. Në këto 5 vjet, theksoi Tabaku, opozita ka zhvilluar në prag të diskutimit të buxhetit me gupe interesi dhe ka paraqitur në Kuvend amendamente, por mazhoranca ka refuzuar sepse ka pasur një objektiv të qartë, “Merri qytetarëve e jepu oligarkëve”, “Merri shumicës e jepi pakicës”.
“ Kemi çuar 100 amendamente ne parlament, por janë refuzuar. Sektorët që kanë rritjen më të madhe të taskave, janë taksa e qarkullimit, kemi bërë amandament për këtë dhe është flakur në Parlament. Kjo qeveri refuzon te degjoj qytetaret, opozitën e biznesin. Sot për te është shumë vonë. Ky model ekonomik ka dështuar”, tha zonja Tabaku.
Kjo qeveri ka nje filozofi, theksoi Tabaku, se si të krijojnë monopole në ato sektorë që mund të përfitojnë sa më shumë.
“Kontratat konçesionare të nënshkruara deri më sot janë 2.2 miliard euro, 14 kontrata koçesionare rrezikojnë buxhetin, ekonominë dhe konkurencën e ndershme. Ky është buxheti i fundit i kësaj mazhorance prandaj është hartuar i tillë, të marrin ça të marrin”, vuri në dukje n/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku.