Autoritetet në Spanjë kanë urdhëruar evakuimin e 9 mijë njerëzve nga ndërtesat në afërsi ku ka rënë zjarri në depon më të mëdha të gomave në Evropë.
Sipas njoftimit , rreth 8 mijë njerëz kanë lënë tashmë shtëpitë e tyre në vendin e quajtur Sesena pranë Madridit për shkak të përhapjes së tymit të rëndë që është e dukshme nga një distancë e madhe.
Numër i madh i zjarrfikësve është dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se nga ky zjarr nuk ka të lënduar.
(m.k/BalkanWeb)