• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

“Meta arriti të shpëtonte Presidentin”/ Dekretimi i Lleshit, Patozi: U nxituan ta shisnin para kohe si “burrni” dhe si “besë”, por…

21:55 : 16/11/2018
në POLITIKE

Pak para mbylljes së afatit kushtetues të dekretimit të propozuar për herë të dytë nga Kryeministri Edi Rama, Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar Sandër Lleshin si Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë.

Pas këtij lajmi, një ndër figurat politike që ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, ka qenë edhe ish-deputeti i PD, Astrit Patozi.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, arriti ta shpëtonte veten nga një gafë e rëndë prej amatori politik në limitin e skadendës së kohës që kishte në dispozicion për dekretimin e ministrit të Brendshëm”, e nis analizën e tij patozi, ndërsa me tej shton së në Shqipëri duket ka një pakt të pashkruar mes palëve të korruptuara që mishin t’ia hanë, por kockën t’ia lënë njëri-tjetrit .

“Ai thjesht ka kuptuar, më në fund që, pavarësisht yshtjeve që i vinin nga servilët e oborrit të vet dhe nga opozitarët e dëshpëruar, mosdekretimi i Lleshit do të ishte në finale tamam dhuratë e dëshiruar në një ditë të vështirë për Edi Ramën.
Sepse do ta viktimizonte atë dhe do ta kalonte menjëherë të drejtën në anën e tij, duke e vizatuar, në rastin më të mirë, si të keqen më të vogël. Nga ana tjetër, do të unifikonte si me shkop magjik në krah të Edi Ramës çdo rilindas qejfprishur me të, për shkak se do ta perceptonin të gjithë se po sulmoheshin pa të drejtë nga një “armik i jashtëm”. Dhe kjo ndodh kudo me çdo parti politike, në Shqipëri apo gjetkë”, shkruan Patozi.

Postimi i plotë në Facebook:

Lexo edhe:

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

ILIR META SHPÈTOI PRESIDENTIN

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, arriti ta shpëtonte veten nga një gafë e rëndë prej amatori politik në limitin e skadendës së kohës që kishte në dispozicion për dekretimin e ministrit të Brendshëm. Jo për pasojat që do të shoqëronin rrëzimin për herë të dytë pa shkak kushtetues të Sandër Lleshit, sepse ato mund të mos vijnë kurrë. Në një vend “sui generis” si Shqipëria është e kotë të parashikosh me saktësi edhe rrugën nga shtëpia për në punë e aq më pak të pretendosh se po luan shah.

Ndëshkimi për zullumqarët e Tiranës, që po presin të vijë nga përtej oqeanit Spartak Ngjela dhe ca të tjerë, nuk është fare çudi që të humbasë rrugën dhe të mos mbërrijë kurrë në destinacion. Sepse në Shqipëri duket ka një pakt të pashkruar mes palëve të korruptuara që mishin t’ia hanë, por kockën t’ia lënë njëri-tjetrit dhe kjo mund t’i shtyjë pambarimisht ose t’i dështojë për fare proceset.

Mund të ketë shumë njerëz që e mendojnë dhe e lidhin ndryshimin e kursit të Metës me presionin e perëndimit dhe me nevojën e SHBA dhe BE për stabilitet dhe bashkëpunim të pakushtëzuar në Shqipëri. Jo se ky aspekt nuk ka rëndësi dhe se nuk ndikon tek udhëheqësit tanë, por unë mendoj se nuk ka qenë ky vektori kryesor që solli në vendimin e sotëm të
Presidentit të Republikës.

Ilir Meta sot ka thirrur në ndihmë instiktet e një politikani me eksperiencë, pavarësisht se ballkanik, të cilat i kanë ndezur atij llampën e kuqe të rrezikut. Ai thjesht ka kuptuar, më në fund që, pavarësisht yshtjeve që i vinin nga servilët e oborrit të vet dhe nga opozitarët e dëshpëruar, mosdekretimi i Lleshit do të ishte në finale tamam dhuratë e dëshiruar në një ditë të vështirë për Edi Ramën.

Sepse do ta viktimizonte atë dhe do ta kalonte menjëherë të drejtën në anën e tij, duke e vizatuar, në rastin më të mirë, si të keqen më të vogël. Nga ana tjetër, do të unifikonte si me shkop magjik në krah të Edi Ramës çdo rilindas qejfprishur me të, për shkak se do ta perceptonin të gjithë se po sulmoheshin pa të drejtë nga një “armik i jashtëm”. Dhe kjo ndodh kudo me çdo parti politike, në Shqipëri apo gjetkë.

Është pak a shumë kjo logjika e ftohtë dhe jo emocionet për rivalin e fortë në kryeministri dhe as hallet e opozitës së atrofizuar, jo për faj të tij, ato që e kanë shtyrë Ilir Metës që t’i japë drejtim e ta dekretojë Sandër Lleshin. Duke evituar ndërkohë një njollë të errët dhe të pariparueshme në karrierën e vet të admirueshme politike, në aspektin e roleve që ka pasur, si askush tjetër deri tani, edhe President, edhe Kryeministër, edhe Kryetar Parlamenti.

Ndaj mos e lexoni tërheqjen e Metës as si zbythje nga brenda dhe as si frikë nga jashtë, sepse nuk është aspak e tillë. Është taktikë e pastër e një politikani të sprovuar, i cili mat forcat, nuk i dalin llogarit dhe ndërkohë përgatit lëvizjen apo goditjen e radhës. Janë idjotë ata që kanë menduar se Ilir Meta do të sakrifikonte veten për t’i dhënë opozitës një peshë që nuk po e fiton dot nga aksioni opozitar Basha-Kryemadhi, i cili qartazi lë shumë për të dëshiruar.

Presidenti bëri sot gjënë e nevojshme, jo thjesht se përjashtoi krijimin e një precedenti për goditjen e abc-së së shtetit pikërisht nga kreu i tij, gjë që më shumë se për këdo tjetër do të rëndonte mbi atë vetë. Por mbi të gjitha, se ai e shtyu betejën e tij si kryeopozitar me Edi Ramën në një ditë më të përshtashme për opozitën. Dhe kjo është meritë që i duhet njohur, të paktën si perspektivë.
Ndaj duhet thënë se Meta doli në kohën e duhur nga një aventurë e rrezikshme, që më shumë se atë vetë, mund të kishte marrë më qafë shpresat për zgjidhje dhe ngritje të të gjithë opozitës, që e sheh tani atë si figurën e vet më të pushtetshme. Ndaj nga kjo histori mos kujtoni se ka dalë keq Ilir Meta, si president dhe si kryetar de facto i LSI.

Por sigurisht që sot ngjajnë edhe më qesharakë se më parë disa figurina dhe personazhe groteskë të Tiranës, që u nxituan ta shisnin para kohe si “burrni” dhe si “besë” të Ilir Metës një gjest dhe akt të vrazhdë politik, që nuk të çonte askund. Por, tek e fundit, ata as e kanë problem fare të marrin kthesën e ta kthejnë lekun nga e kundërta, siç u ka ndodhur shpesh në të shkuarën. Sepse, në fakt, ata nuk kanë ndonjë përgjegjësi publike apo politike për të mbajtur, përveç njërit.

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025
AKTUALITET

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025
BOTA

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA
AKTUALITET

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025
Para

LSI-Presidencë, gallatë familjare, Meta këshillon Monikën: Duhet të moderohet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com