Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re në Tiranë.
“Këtu ka një hajdutëri 40 milion euro. Nuk ka garë, janë tre kompani që kanë marrë 40 milion euro për 3 kilometra, po pa garë. Në të tre kompanitë, garuesi I vetëm është një kompani me emrin Vëllezërit Hysa që në çastin e fundit tërheq ofertën. Nuk ka garë, nuk ka konkurencë. Janë paracaktuar fituesit e 40 milionë eurove. Një nga parafituesit është një kompani nën sekuestro. Për këtë duhet të shkojë në burg, ai që e ka firmosur këtë kontratë. Kjo është afera korruptive që fshihet pas skandalit me Shqiponjën.
Pastaj kemi dy dimensione të tjera. Kemi dimensionin psiqik, dimensioni psiqik i njeriut të rënduar psikologjikisht, i cili për t’i shpëtuar skandaleve që shpërthejnë njëra pas tjetrës, shkakton skandale të reja. Në rastin e Shqiponjës, rreflekton edhe urrejtjen e verbër që ka për gjithçka që nuk lidhet me emrin e tij.
Personat e turbulluar mendërisht përdorin mekanizmat mbrojtës të nënvetëdijës, subkoshiencës, merr një kritikë që I kanë thënë se: ti e këtë e ke bërë në mënyrë të paligjëshme dhe të shëmtuar. E ke bërë kryeministrinë të duket si kazino apo si bordello dhe ia vesh Shqiponjës që është simboli ynë kombëtar. E quan vulgaritet”.