• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia/ Si Rama ka bërë “të fortin” me fadroma mbi shtëpitë e shqiptarëve

21:46 : 12/11/2018
në AKTUALITET

Prej më shumë se 10 ditësh banorët e zonës së njohur si “Astiri” në Tiranë janë në protestë. Banesat e tyre do të shemben për shkak të projektit të “Unazës së Madhe”. Janë rreth 317 objekte që do të preken nga ky projekt ku 163 prej tyre që janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen nga ALUIZNI për të marrë dëmshpërblim. Banorët thonë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut pasi projekti që po zbatohet është një tjetër variant nga projekti i parë.

Deri tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët pasi as kryeministri Rama dhe as kryebashkiaku Veliaj nuk kanë reaguar. Por ky nuk është rasti i parë kur kjo qeveri përplaset me banorë të zonave të ndryshme të vendit të cilëve u janë prishur banesat për ndërtimin e veprave infrastrukturore.

Në të gjitha këto raste qeveria e Ramës ka treguar forcën me banorët duke mos pyetur për pasojat sociale që ka shembja e banesave të ndërtuara me mund nga këta banorë. Duke qenë se ndërtimet e tyre kanë qenë “pa leje” ata janë nëpërkëmbur nga qeveria në projektet e saj të infrastrukturës, shpesh herë edhe klienteliste. Lapsi.al sjell më poshtë një historik të shkurtër të përplasjeve më flagrante të qeverisë me banor që u ka prishur shtëpitë.

Shtëpitë te Bulevardi i ri

Një nga përplasjet e para të forta ka qenë ajo e marsit 2016 me banorët e zonës në ish-stacionit të Trenit në Tiranë. Pjesa më e madhe e tyre ishin banorë autoktonë dhe vetëm një pjesë e vogël ishte me ndërtime pa leje. Por prishja e banesave në qendër të Tiranës kishte një kosto për qeverinë e cila mitizoi në maksimum vlerën e dëmshpërblimit. Fadromat shkuan të prishin shtëpitë duke hasur në rezistencën e banorëve.

Lexo edhe:

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

Situata precipitoi në përplasje me banorëve, policisë dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Si pasojë konfrontimit fizik kanë pësuar gjendje të fikëti 5 gra të cilat kanë marrë ndihmën mjekësore nga urgjenca e Tiranës. Disa persona u shoqëruan me motivin e kundërshtimit të efektivëve të policisë. Nga ky proces prekeshin rreth 200 banorë të cilët thanë se u duket qesharak dëmshpërblimi prej 265 mijë lekë për metër katror për banesat dhe 179 mijë lekë për bizneset. Ndërtimet u prishën ndërsa banorët morën një shpërblim që megjithëse pësoi një rritje të vogël mbeti larg dëshirës së tyre.

Shembja e banesave të Shkozës

Shtatori 2017 shënoi një tjetër përplasje në Tiranë. Situata qenë e frikshme për 150 familje të zonës së Shkozës pasi dhjetëra policë të armatosur dhe forcat speciale rrethuan banesat e tyre dhe i kanë nxjerrë jashtë. Gjithçka kishte të bënte me aksionin për prishjen e banesave të tyre për ndërtimin e një tjetër pjese të Unazës së Madhe dhe lidhjes me të.

Ardhja e tyre ka qenë e papritur për banorët të cilët ishin duke pritur për të bërë një marrëveshje me shtetin. 153 shtëpi u prishën. Një pjesë e tyre të ndërtuara edhe para viteve “90. Përplasja e policisë me banorët edhe këtu ka qenë e fortë dhe nuk munguan pamjet tragjike.

Raste te tjera

Në shkurt 2015 një protestë e fortë u zhvillua në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. Mbi 100 banesa dhe biznese do të prisheshin për të përfunduar rrugën Transballkanike. Banorët dolën në protestë me arkivol duke u përplasur me policinë.

Shtator 2017. Një tjetër përplasje e fortë u shënua në Vlorë për shkak të prishjes së 6 objekteve përgjatë Lungomares. Të ndërtuara në vitet ‘40, këto shtëpi shënojnë edhe valën e fundit të shembjeve përgjatë shëtitores.

Një muaj më pas në tetor një përplasje e fortë mes banorëve dhe policisë ndodhi në Himarë. Rreth 80 banesa e u shembën në kuadër të fazës së dytë të rivitalizimit i planifikimit urban të qendrës së Himarës. Banorët e Himarës e kundërshtuan projektin duke e cilësuar atë si gjenocid, pasi sipas tyre nuk parashikohet dëmshpërblimi sipas ligjit, ndërsa një problem tjetër i ngritur ka qenë edhe mungesa e certifikatave të pronësisë për disa nga banesat e vjetra.

Shtator 2018. Një tjetër përplasje u shënua në bregdetin e Jalës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi 9 ndërtesa duke përdorur forcën për nxjerrjen jashtë banorëve. Banorët thanë se janë me dokumente të rregullta dhe se shembjet ishin selektive.

Mbetet për të parë çfarë do të ndodhë me banorët e Unazës së Madhe për të cilët deri tani Veliaj dhe Rama kanë bërë veshin e shurdhët.LAPSI.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët

20:07 : 02/08/2025
RAJONI

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025
BOTA

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

19:27 : 02/08/2025
AKTUALITET

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025
AKTUALITET

Aksident në Korçë, një i plagosur

19:03 : 02/08/2025
AKTUALITET

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

18:54 : 02/08/2025
Para

Gjiknuri: Ja zgjidhja për banorët që do preken nga ndërtimi i Unazës së Re

TË GJITHA

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët

20:07 : 02/08/2025

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

19:27 : 02/08/2025

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025

Aksident në Korçë, një i plagosur

19:03 : 02/08/2025

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

18:54 : 02/08/2025

Kjo është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj në Maqellarë

18:37 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com