Nga Klodian Tomorri
Oreksi i qeverise per te kapur te gjitha pushtetet e ka cuar Shqiperine ne nje situate te paprecedente, qe manifestohet me krizen e thelle kushtetuese dhe paralizimin e institucioneve me te rendesishme te shtetit. Mungesa e Gjykates Kushtetuese eshte vetem pjesa me e dukshme e pasojave te papergjegjshmerise qeverisese te Edi Rames. Por ajo nuk eshte e vetmja.
Te merkurren qe shkoi Banka e Shqiperise u perball me nje situate te pashenuar ndonjehere me pare. Keshilli Mbikyqyres i saj u detyruante anullonte mbledhjen e radhes per shkak te mungeses se kuorumit. Gjashte prej nente antareve te trupit qe qeveris Autoritetin Qendror Monetar u ka mbaruar mandati prej gati dy muajsh. Por ne vend qe te zevendesoheshin ashtu si e kerkon ligji, emerimet e reja jane peng i pazareve te qeverise, qe presin neper sirtaret e Kuvendit
Kjo eshte nje situate ne dukje komike, por shume e rrezikshme. Banka e Shqiperise eshte nje nga institucionet me te rendesishme kushtetuese te vendit, pergjegjese per drejtimin e gjysmes se politikave ekonomike. Per shkak te misionit kyc qe ka ne ruajtjen e stabilitetit financiar, funksionimi i plote i saj eshte kritik, jo vetem per ekonomine por edhe rendin kushtetues.
Ligji i ka ngarkuar Bankes Qendrore si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit te cmimeve. Nje detyre, te cilen ajo e kryen permes politikes se monetare, perkatesisht mekanizmit te normes baze te interesit. Kur cmimet rriten mbi nivelin e targetuar, Banka shtrengon politiken monetare duke rritur normen e interesit, kur cmimet ulen me shume se targeti ajo ben te kunderten.
Por cfare ndodh sot? Nese cmimet ne treg, per nje arsye cfaredo do te dilnin jashte objektivit, Banka e Shqiperise nuk mund te nderhyje. Dhe kjo ka pasoja te jashtezakonshme sepse nje goditje, qofte edhe e perkohshme ne treg, do te influenconte pritshmerite e agjenteve ekonomike per ecurine e cmimeve ne te ardhmen duke e futur vendin ne nje spirale te rrezikshme, me inflacion te paqendrueshem.
Por ky nuk eshte rreziku i vetem. Banka ka dhe nje rol tjeter kyc, ate te huadhenesit te dores se fundit, i cili edhe pse mund te jete me pak i njohur per publikun e gjere, eshte funksion kritik. Kur nje banke gjendet ne veshtiresi financiare, varka e fundit e shpetimit eshte gjithmone Banka e Shqiperise.
Nese per nje arsye cfaredo, njera nga bankat private sot do te perballej me krize likuiditeti qofte edhe te perkoheshme, paralizimi funksional i Bankes se Shqiperise, e shnderron ate automatikisht ne nje krize sistemike, te te gjithe sistemit per shkak te efektit domino. Deshtimi i Bankes Qendrore Amerikane per te permbushur misionin e saj si huadhenes i dores se fundit, cilesohet nga ekonomistet sot si arsyeja kryesore qe shkaktoi krizen globale te vitit 2008. Edhe pse ne rastin e SHBA-se, arsyeja nuk ishte mungesa e kuorumit ne Rezerven Federale, por beteja politike ne Washington, rezulatati do ishte i njejte.
Institucionet me te rendesishme te shtetit po bien nje nga nje. Nga nivelet e larta tek ato me poshte. Por ne vend qe te alarmohet, qeveria kerkon te kape me shume pushtet.
Keto dite opinioni publik eshte njohur perciptazi me nisjen e procedures per emerimin e shefave te sherbimeve ne QSUT. Edhe aty qeveria po ben te njejten gje. Ogerta Manatirliu, ministrja e shendetesise, ka permbysur kriteret historike te perzgjedhjes se njerezve qe drejtojne sherbimin e qendres spitalore me te rendesishme ne vend, duke i zevendesuar me kritere klienteliste. Shume shpejt, sherbimi spitalor ne te gjithe vendin, nuk do te drejtohet me nga mjeket akademike me nivelin me te larte profesional, por nga militantet injorante te partise. Qeveria nuk kursen asgje, kerkon kontroll edhe mbi biznesin e semundjes.
Perqendrimi i te gjitha pushteteve ne nje dore te vetme eshte krimbi me i rrezikshem per ngrehinen e shtetit. Fillimisht ai paralizon institucionet. Dhe sa here qe nje institucion del jashte funksionit, ngrehines se shtetit i hiqet nje tulle, derisa shembet plotesisht duke u shnderruar ne germadhe. Ky eshte nje film, qe Shqiperia e ka pare nje here.