Dy qytetarë grekë janë ndaluar ditën e sotme në Gjirokastër.
Burime policore thanë se dy personat që kishin ardhur nga Greqia janë ndaluar pasi atyre u janë gjetur bluza me mbishkrime ekstremiste. Dy grekët janë ndaluar gjatë kontrolleve policore.


Forcat e Policisë në pikën doganore të Kakavijës

Autobus i mbërritur nga Greqia në fshatin Bularat
Ata akuzohen për nxitje të urrejtjes. Ata janë shoqëruar për në ambientet e Policisë së Gjirokastrës.













