Shpesh herë ndodh që meshkujt të pendohen për tradhtitë e tyre. Ndonëse nuk mendojnë për momentin, më vonë bëhen pishman.
Një burrë ka rrëfyer historinë e tij për eksperten Deidre duke i kërkuar një zgjidhje që të rikthehet me gruan dhe të mos martohet me dashnoren shtatzënë.
Letra: Seksi me dashnoren më shkatërroi martesën time. Tani ajo po pret fëmijën time dhe dëshiron të martohemi, por unë jam kaq i dëshpëruar sa dua të kthehem me gruan time.
Kisha 10 vite martesë me gruan time të bukur që është 39 vjeçe. Unë jam 41 dhe ne kemi dy djem.
Unë jam pronar i disa salloneve bukurie dhe mora fillestare në një dyqan. Ajo ishte 22 vjeçe dhe ishte pak më e madhe se një praktikante e zakonshme, por dukej e besueshme.
Ajo vinte dy ditë në javë në sallonin tim për tu stërvitur. Ne kishim një javë të ngarkuar në prag të Krishtlindjeve, kështu që i ofrova një pije kur u largua klienti i fundit. Ishim ulur në karrige dhe mbeta tërësisht i surprizuar kur erdhi për tu ulu në prehërin tim. Më tha se më pëlqente prej kohësh dhe u puthëm.
Ishte shumë e mirë në atë gjë. Gruaja nuk më kishte puthur në atë mënyrë prej vitesh. Ne kryem seks në zyrë dhe më ngeli në mendje. Vazhduam të takoheshim, derisa një natë erdhi gruaja dhe na kapi mat. Ajo insistoi që unë duhet të largohesha nga shtëpia. Unë u shpërngula në një shtëpi me dashnoren, por ajo është sa gjysma e moshës sime.
Duket sikur çdo gjë është mirë, por ndonjëherë mërzitem. Tani më thotë se është shtatzënë dhe besoj se ka parë fytyrën time të mërzitur për këtë çështje. Ajo më thotë se do të ndihem mirë nëse divorcohem dhe martohem me të, por unë e di që nuk do ndodhë.
Thellë brenda meje, e di se dua gruan time. E shoh duke marrë djemtë nga shkolla dhe e di që kam bërë një gabim të madh. Si ta bind që të kthehemi sërish?
Deidre: Shko ti lutesh dhe tregoji sa keq ndihesh. Mos u përpiq të justifikosh sjelljen tënde. Thuaji që e ke dashur gjithmonë dhe tradhtia jote është e pafalshme, por dëshiron të rindërtosh atë që kishit.
Pyete se çfarë mund të bësh që ti fitosh zemrën sërish. Rikthimi juaj do ishte shumë i mirë për djemtë. Sido që të jetë përgjigja e gruas, duhet të jesh i sinqertë me dashnoren.