Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar nga deklaratave të ish- kryeprokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007, Carla Del Ponte, të dhëna gjatë një interviste ekskluzive për Ora News.
Në një postim të gjatë në fb, Krasniqi duke e etiketuar Del Ponten si një plakushe, thotë se ajo që së pari duhet të sqaronte opinionin europian dhe botëror se pse është formuar Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë.
Krasniqi e akuzon ish-kryeprokuroren e Hagës se dështoi të argumentojë dëshmitë për krimet e luftës dhe krimet ndaj njerëzimit të ushtruara nga regjimi serb i Millosheviçit.
Sipas tij, edhe fakti që ajo nuk ka shkruar asnjë libër për katër luftërat e tre gjenocidet shkaktuara nga regjimi kriminel i Millosheviçit në hapësirën e ish-Jugosllavisë, tregon se Del Ponte e ka dëshiruar triumfin e politikave të krimit e të gjenocidit serb, posaçërisht në Kosovë.