• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati te Blloku/ Bllofi në gjykatë, a manipuloi provat Prokuroria e Policia?

20:12 : 04/11/2018
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Tiranës rrëzoi provat e Prokurorisë dhe Policisë në ngarkim të Ervis Martinajt, një prej të plagosurve të atentatit të ndodhur në ish-Bllok, pak javë më parë.

Prokuroria e Tiranës kërkoi cakimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Martinajn, për të cilin ka ngritur dyshimin se ka kryer veprat penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “armbëmbajtje pa leje” në konfliktin me armë, ku i vetë mbeti i dëmtuar rëndë.

Prokuroria, në kërkesën e saj për arrestin pa afat të Martinajt dorëzoi në gjykatë dy prova, të cilat, siç rezultuan nga shqyrtimi gjyqësor, ishin të pambështetura dhe me dyshime se mund të ishin edhe të manipuluara.

Lexo edhe:

Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon shefen e personelit, pezullohet nga detyra

“‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës pasi e shpalli ‘non grata’

Prova e parë e Prokurorisë ishte një akt-ekspertimi, sipas saj, në të cilën vërtetohej se në duart e Ervis Martinajt ishin gjetur gjurmë baruti gjë që, sipas prokurorëve, provonte faktin se ai ka qëlluar gjatë konfliktit me armë.

Gjithashtu, Prokuroria dorëzoi në gjykatë dhe bëri menjëherë edhe mediatike, faktin që nga analiza e telefonit të Martinajt ishte zbuluar se ai kishte njoftuar miqtë e tij të vinin të armatosur, pak minuta para se të ndodhte ngjarja.

Por, të dyja këto prova rezultuan të pambështetura dhe gjykata e Tiranës i rrëzoi plotësisht.

Së pari, sa u përket gjurmëve të barutit, gjykata konstatoi se akti i ekspertimit, të cilit i referohej prokuroria, e kishte nxjerrë të pastër Ervis Martinajn. Sipas ekspertizës së kryer në duart e këtij personi pas ngjarjes, specialistët nuk kishin zbuluar gjurmë nitratesh dhe nitritesh, të cilat përbëjnë faktorët plotësues të qitjes me armë.

Prova tjetër, ajo e telefonit, rezultoi gjithashtu e pabazuar nga ana e Prokurorisë. Gjykata, pasi shqyrtoi aktet e ekspertimit, vlerësoi se mesazhet që i atribuohen Ervis Martinajt, nuk janë dërguar as nga telefoni i tij dhe nga asnjë telefon tjetër, i cili mund të ketë qenë në përdorim të personave të përfshirë.

Akti i ekspertit izraelit, të angazhuar për verifikimin e telefonit të Martinajt, faktoi se nuk përputheshin as numri i telefonit dhe as numri IMEI i aparatit të telefonit të përdorur pre tij me atë, të cilin pretendohet që janë nisur mesazhet e transkriptuara në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.

Sipas gjykatës, në gjykim u saktësua se rezultati i aktit nr 10/ 535 datë 6/10/2018, ekspertim kimik për faktorët plotësues të qitjes në fytyrën dhe duart e Ervis Martinaj, dhe rezultati ishte se në duar dhe fytyrë nuk u evidentuan gjurmë të qitjes me armë zjarri.

Kjo gjykatë konstaton se në spitalin e Traumës i është gjetur Ervis Martinajt, një iphone-X, me numër i-mei tre shifrat e fundit, 587. Nga këqyrja, është përfituar kjo e dhënë në rrjetin Telegram, në datën 4/10/2018.

Gjykata konstaton faktin se numri i imeit të aparatit telefonik të sekuestruar Ervis Martinajt, dhe numri i imeit të aparatit objekt ekspertimit nuk përputhet me një shifër. Ajo që relatohet nga akuza mbyllet me numrin 0 ndërsa ajo që parashtrohet nga eksperti mbyllet me numrin 7.

Këto dy prova të Prokurorisë, të cilat u konsideruan të forta, rezultuan në fakt se nuk kishin asnjë mbështetje në aktet e ekspertimit. Pasi vlerësoi dhe rrëzoi provat e prokurorëve, gjykata e Tiranës kërkoi nga organi i Akuzës që të gjejë prova të tjera ndaj tij. Në të kundërt, Ervis Martinaj pritet të dalë nga qelia në fillim të muajit Dhjetor, në përfundim të afatit 30 ditor të masës së sigurisë.

Ervis Martinaj mbeti i plagosur mbrëmjen e 4 tetorit 2018, pas një konflikti të armatosur që ndodhi brenda lokalit “Monopol” në zonën e ish-Bllokut. Nga kjo përplasje, mbeti viktimë Fabion Gaxha dhe u plagos gjithashtu edhe Elio Hato. Për këtë ngjarje janë disa persona në kërkim, ndër të cilët Ervin Mata, komando Merviol Billo, Fabio Alushi dhe Aksel Boshnjaku.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon shefen e personelit, pezullohet nga detyra

15:42 : 25/06/2026
AKTUALITET

“‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës pasi e shpalli ‘non grata’

15:39 : 25/06/2026
BOTA

Fluksi i lartë i pasagjerëve/ Aeroportet e Romës pezullojnë sistemin e ri EES

15:29 : 25/06/2026
AKTUALITET

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

15:13 : 25/06/2026
SPORT

Botërori 2026, këto janë 13 skuadrat e kualifikuara deri tani nga faza e grupeve

15:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama shpall ‘non grata’ protestuesen nga Kosova, Ikballe Huduti

14:52 : 25/06/2026
Para

E penalizon dëmtimi, Briken Calja jashtë podiumit në Botëror

TË GJITHA

Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon shefen e personelit, pezullohet nga detyra

15:42 : 25/06/2026

“‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës pasi e shpalli ‘non grata’

15:39 : 25/06/2026

Fluksi i lartë i pasagjerëve/ Aeroportet e Romës pezullojnë sistemin e ri EES

15:29 : 25/06/2026

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

15:13 : 25/06/2026

Botërori 2026, këto janë 13 skuadrat e kualifikuara deri tani nga faza e grupeve

15:11 : 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ protestuesen nga Kosova, Ikballe Huduti

14:52 : 25/06/2026

Franca kap një anije të flotës hije ruse, Macron: S’do të lejojmë t’i anashkalojnë sanksionet

14:36 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet