Aktori amerikan Alec Baldwin është arrestuar në qytetin e Nju Jorkut pasi akuzohet se ka sulmuar një person pasi kanë bërë sherr për një vend parkimi.
Një zëdhënës i departamentit të policisë tha për BBC se aktori ishte marrë në paraburgim dhe u përball me një akuzën e sulmimit fizik.
Kjo nuk është hera e parë që aktori arrestohet pasi edhe më parë ai është arrestuar për veprime të çrregullta.