Përleshje me armë mes dy familjeve shqiptare në Kumanovë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Lexo edhe:

Dy familje shqiptare në Kumanovë janë përfshirë në një konflikt me armë mbrëmjen e të mërkurës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Tode Mendoll”. Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur pesë persona, njëri prej të cilëve rëndë.

Ky i fundit ndërroi jetë në spital pa orë pas ngjarjes për shkak të plagëve të marra. Viktima është identifikuar si Vebi Maksuti.

Mediat vendase raportojnë se anëtarë të familjes Latifi dhe Maksuti ishin konfrontuar fillimish fizikisht dhe më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Katër të plagosurit vijojnë mjekimin në spital, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

Lajme të lidhura

Para