• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet tronditëse/ Italiani monstër abuzoi me fëmijët e bashkëjetueses shqiptare

23:40 : 30/10/2018
në AKTUALITET

Dhënia e masës së sigurisë nga Gjykata e Tiranës për italianin e arrestuar për pedofili, ka nxjerrë në dritë abuzime të tjera. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Tiranës ditën e djeshme, dukej se do të ishte formalitet dhe do të vendoste vetëm një masë për ekstradim. Mirëpo, nuk ndodhi kështu.

Gjykata vendosi ta lërë në burg italianin, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur më shumë se dy herë. Pas arrestimit të italianit, Policia ka zbuluar se 45-vjeçari i diplomuar për pedagogji për të mitur ka abuzuar dhe me dy fëmijët minorenë të bashkëjetueses së tij shqiptare, përkatësisht një djalë dhe një vajzë, të cilët e akuzojnë se ka abuzuar seksualisht me ta.

Këto fakte tronditëse u zbuluan ditën e djeshme në seancë. Burime brenda Prokurorisë së Tiranës thonë për “Panoramën” se janë marrë në pyetje bashkëjetuesja shqiptare dhe dy fëmijët e saj. Dy të miturit kanë deklaruar se janë abuzuar seksualisht nga italiani i dënuar me 16 vjet për të njëjtën akuzë në Itali.

Ndërsa nëna e fëmijëve ka deklaruar se fëmijët nuk i kanë thënë gjë për këto abuzime dhe se ajo nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti. Gjithashtu, ajo është shprehur se italiani sillej mirë me fëmijët dhe dukej njeri korrekt, duke shtuar që nuk ka pasur dijeni as për të shkuarën e tij të errët.

Prokuroria dyshon se dy minorenët kanë marrë guximin për ta denoncuar pasi kanë mësuar arrestimin e tij dhe që kërkohej nga autoritetet italiane. Ndërsa bashkëjetuesja e tij shqiptare, prej gati tre vjetësh ka kërkuar nga Prokuroria zbardhjen sa më shpejt të këtij episodi, i cili dyshohet se është konsumuar rreth një vit më parë. Masimiliano Kroçe tashmë mund të hetohet për akuzat në vendin tonë dhe nëse shpallet fajtor, ai do të vuajë një herë dënim në Shqipëri më pas do të ekstradohet në Itali për të vajtuar dënimin që ka marrë në vendin e tij.

Lexo edhe:

Zjarri përfshin dy banesa në Shkodër

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

Masimiliano Kroçe, 45 vjeç, nga Roma, u prangos nga Policia e Tiranës në periferi të kryeqytetit në një banesë që italiani e kish marrë me qira. Ai jetonte në Tiranë që në kohën kur u akuzua nga autoritetet e vendit fqinj për pedofili. Sipas vendimit të Gjykatës italiane, 45-vjeçari, në një periudhë prej 7 vitesh, konkretisht nga viti 2007 deri në 2014, ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë dhe pedofili. Ndërkohë, në vitin 2017 është dënuar nga Gjykata italiane me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”.

Referuar hetimeve, bëhet e ditur se gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës. Mediat italiane, gjatë vitit 2015, kur Massimiliano Kroçe ishte shpallur në kërkim, e përshkruanin atë si një person, i cili kishte kryer disa specializime që kishin të bënin me sociologjinë, ndërsa ka mbrojtur edhe temën e doktoraturës në kriminologji, me tezën mbi pedofilinë.

“Një kujdestar fëmijësh, i ‘veshur’ me akuza të shumta për pedofili, është i arratisur. Ish-kujdestari ka një diplomë të dyfishtë, një në pedagogji dhe në sociologji. Ish-kujdestari, i cili ka një doktoraturë në kriminologji me një tezë mbi pedofilinë online dhe me dy dënime për dhunën seksuale ndaj të miturve, tashmë do t’i duhet të përballet me një gjyq të ri. Këtë herë është për posedimin e pornografisë së fëmijëve dhe shpifjes”, shkruanin mediat italiane në vitin 2015./panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri përfshin dy banesa në Shkodër

08:41 : 15/09/2025
BOTA

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Kthjellime dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti për ditën e sotme

08:24 : 15/09/2025
AKTUALITET

Kërkon ndryshimin e Rregullores për riorganizimin e Komisioneve, Peleshi mbledh krerët e grupeve parlamentare

08:19 : 15/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 15/09/2025
Para

Ish-drejtuesi i Policisë: Kacifas ka sharë me gjuhë të pistë shtetin shqiptar

TË GJITHA

Zjarri përfshin dy banesa në Shkodër

08:41 : 15/09/2025

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025

Kthjellime dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti për ditën e sotme

08:24 : 15/09/2025

Kërkon ndryshimin e Rregullores për riorganizimin e Komisioneve, Peleshi mbledh krerët e grupeve parlamentare

08:19 : 15/09/2025

Këmbimi valutor 15 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 15/09/2025

Resorti në Pashaliman/ Biznesmeni “strategjik” italian me lidhje në Tiranë, dyshime për konflikt interesi

08:06 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com