Avari nga moti i keq në Vlorë. Për shkak të reshjeve intensive dhe erës, lundrimi në portin e Vlorës është pezulluar deri në orët e pasdites.
Aktualisht asnjë mjet lundrues nuk lejohet të dalë në det.Burime nga kapiteneria konfirmojnë që moti pritet të qetësohet vetëm pas orës 16.00.
Era e fortë gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të marte ka shkaktuar dëme, me thyerje xhamash pranë stacionit të urbanëve. Në disa zona të qytetit mungon energjia elektrike.