• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimet e Rënda hetojnë dosjen ‘Bularati’, ngrihen akuza ndaj …

17:35 : 29/10/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Krimeve të Rënda është përfshirë në ngjarjen e Bularatit ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri ndaj policisë u vra shtetasi Konstandinos Kotsifa. Përveç Prokurorit të Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, është angazhuar edhe prokurori i Gjirokastrës Arben Pashaj, për dyshimet se bëhet fjalë për veprën vrasje e ngelur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta të oficerëve të policisë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë në Bularat, kur minoritarët po festonin ditën e “Jo-së”, do bëhen nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me prokurorët e Gjirokastrës. Arsyeja është se viktima ka kryer vrasje të mbetur në tentativë ndaj forcave te rendit.

Por për shkak se nuk ka përfunduar këqyrja e vendngjarjes, dosja nuk është sjellë ende në kompetencë të Krimeve të Rënda. Prokuroria thotë se përveç rrezikimit të jetës së disa oficerëve të RENEA-s dhe të policisë lokale ndaj të cilëve është gjuajtur nga i ndjeri drejtpërdrejtë ka dyshime se viktima ka kryer edhe krimin e nxitjes së urrejtjes mes kombeve. Por në rruge jo zyrtare Prokuroria sqaron se përsa kohë autori i këtyre krimeve u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri, është e pamundur që ai të hetohet apo të vendoset nën përgjegjësi penale.

Por pavarësisht kësaj hetuesit do shpresojnë të zbardhin shkaktarët që e shtynë 35-vjeçarin nga Bularati, që ditën e festës së Jo-së të marrë armën, të vishet me rroba ushtarake dhe të qëllojë kundër policisë. Nga arma e tij tip kallashnikov dhe me dylbi është qëlluar në drejtim të policisë me 44 plumba.

Lexo edhe:

Fierza në krizë ekologjike! Liqeni i mbushur me mbeturina, anija e pastrimit jashtë funksioni

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

RENEA thotë se, i ezauroi të gjitha fazat e operacionit që nga negocimi deri tek thirrja për dorëzim. Policia thotë se pasi kishte qëlluar fillimisht në orën 10 të mëngjesit të së dielës kundër policisë lokale, Kostandin Kotsifa është kthyer në banesën e tij, është ndërruar dhe ka telefonuar të ëmën duke i thënë “nuk do te marr ca kohë në telefon” .

Ai është ngjitur në shpatin e malit Bularat ku edhe ka filluar të qëlloje, derisa aty ka mbërritur reparti special. Shkëmbimi me armë zjarri ka zgjatur me tepër se dy orë thotë policia.

Ndërkohë që Avokati i Popullit ka nisur hetim të pavarur për çështjen.

35-vjeçari kishte 4 ditë që ishte divorcuar nga bashkëshortja, por autoritetet pohojnë se për shkak te veshjeve ushtarake kopjim i forcave komando greke, ai mbante edhe simbole të tjera që shtojnë dyshimet se ai ishte indoktrinuar nga një grup ekstremist në shtetin grek.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fierza në krizë ekologjike! Liqeni i mbushur me mbeturina, anija e pastrimit jashtë funksioni

10:41 : 10/11/2025
SHOW BIZ

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

10:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

U kap me 6 kg kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bari

10:22 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025
AKTUALITET

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025
Para
Masimiliano Croce

E rëndë, zbulohet se pedofili italian abuzoi me fëmijët e bashkëjetueses shqiptare

TË GJITHA

Fierza në krizë ekologjike! Liqeni i mbushur me mbeturina, anija e pastrimit jashtë funksioni

10:41 : 10/11/2025

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

10:25 : 10/11/2025

U kap me 6 kg kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bari

10:22 : 10/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com