• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Maqedoni, tё hёnёn kuvendi shqyrton ndryshimet kushtetuese

17:20 : 27/10/2018
në RAJONI

Pasi qeveria dorëzoi amandamentet për ndryshiemt kushtetuese në kuvend, deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Aleksandar Kiracovski sqaroi, se nevojitet debat deri nё tri ditë për një amendament në komision parlamentar dhe më vonë edhe në seancë plenare. E tërë procedura e miratimit për propozimin e amendamenteve do të marrë rreth dy muaj e gjysmë thotë Kiracovski. “Shpresoj dhe jam i bindur se të gjithë deputetët në mënyrë integruese do të marrin pjesë në debatin për amendamentet e parashtruara, që janë evidente dhe të gjitha së bashku ta plotёsojnë procesin që na çon drejt BE-së dhe NATO-s”, u shpreh Aleksandar Kiracovski.

Opozita shqiptare me amendamete shtesë

Ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit, kanë aktualizuar kërkesat e opozitës shqiptare për ndërhyrje edhe në disa nene të tjera të Kushtetutës me qëllim, siç thonë ata, të avancimit të pozitës shqiptare në shtet. Aleanca për Shqiptarët (ASH)kërkon që amendamentet të mbështeten edhe nga partitë tjera me qëllim që të arrihet një kushtetutë, e cila do të promovojë të drejtat dhe jo t’i sanksionojë ato. “Plani dhe strategjia jonë është që amendamentet të kalojnë dhe ndryshimet kushtetuese ta gjejnë shtetin më të drejtë. Kushtetua të promovojë të drejta dhe liri e jo të sanksionojë. Kjo është ideja e ASH-së sepse vetëm kështu ka kuptim anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE”, deklaron Ziadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Lëvizja Besa e drejtuar nga Bilall Kasami ka hartuar katër amendamente, me të cilat kërkon që shqiptarët të jenë shtetformues, që gjuha shqipe të pёrcaktohet si gjuhë zyrtare dhe të hiqet emërtimi si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës në vend. Gjithashtu kërkohet ndryshimi i nenit 49 të Kushtetutës që të mos ketë diskriminim në mbrojtjen e entiteteve tjera që jetojnë jashtë vendit si dhe neni 75 me qëllim që të gjendet mënyra që kryetari i shtetit të mos mund t’i bllokojё ligjet që miratohen në Kuvend.

“Propozimet, që ne i japim për përdorimin e gjuhës shqipe është njё ҁёshtje që të gjitha subjektet politike shqiptare e thonë vazhdimisht, çështjen e preambulës e propozojmë si version që ofron një koncept, i cili është më afër realitetit shoqëror që e kemi në Maqedoni”, thotë Fadil Zendeli deputet i Lëvizjes Besa.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Ademi: Kërkesat e opozitës jashtë kornizës së Marveshjes së Prespës

Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë, kërkesat e opozitës shqiptare i ka vlersuar si të motivuara për fitimin e pikëve politike. Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi deklaroi, se asnjë amendament nga 4 amendamentet e qeverisë nuk do të pranohet dhe se amendamente shtesë mund të propozohen vetëm për 4 amendamentet që kanë të bëjnë me ndryshimin e kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

“Amendamente mund të dorëzohen ekskluzivisht vetëm për 4 draft-amendamentet e propozuara të qeverisë. Amendament tjetër, shërbimet e Kuvendit nuk e pranojnë, sepse iniciativa është e shpjeguar strikt”, thotë Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Tetë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së të përjashtuar nga partia, sepse votuan për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, ende po dakordojnë mënyrën e mëtejshme të veprimtarisë së tyre në kuvend. Deri të hënën do të duhet që të zyrtarizohet formimi edhe i një grupi parlamentar në kuvend, për të cilin ata kanë të drejtë./DW

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Ikja e vonuar e Xhafajt; Njeriu që çoi vëllanë në burg për të mbajtur postin e ministrit

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com