• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Liria e medias në Evropë është e sulmuar, është koha të luftojmë sërish për të

14:52 : 27/10/2018
në BOLD BLOG

Nga Kai Weiss

Përdhunimi dhe vrasja brutale e gazetares bullgare Viktoria Marinova, javën e kaluar shkaktoi tronditje në mbarë Evropën dhe në botë. Ndërsa vrasja nuk është lidhur ende me punën e saj, ajo ka lënë sërish pas një ndjenjë pafuqie, pasi është vetëm e fundit në një seri vrasjesh shqetësuese të gazetarëve në kontinent gjatë 2 viteve të fundit.

Numri ka shkruar në 7 shtatë që nga fillimi i vitit 2017, teksa liria e shtypit duket gjithnjë e më shumë nën kërcënim. Së bashku me rastin e Marinovës, vrasjet e gazetarit sllovak Jan Kuçiak në shkurt 2018 dhe Dafne Karuana Galicias, gazetarja malteze e vrarë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën e saj në tetor 2017, kanë nxjerrë në pah rreziqet e të folurit të së vërtetës mbi pushtetin.

Ajo që kanë të përbashkët këto vrasje- dhe shumë nga kërcënimet e fundit ndaj t gazetarëve – është se ata gazetarë patën raportuar për korrupsionin dhe pastrimin e parave nga ana e politikanëve. Pak ditë më parë, Marinova paraqiti në emisionin e saj televiziv, dëshmi për fondet e keqpërdorura të Bashkimit Europian.

Lexo edhe:

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

Karuana Galicia kishte hetuar skandalin e “Panama Papers”, dhe mënyrën se si politikanët e Maltës ishin të përfshirë në atë skandal. Ndërsa Kuçiak bëri kërkime mbi lidhjet midis partisë qeverisëse Smer-SD dhe mafies italiane, duke përfshirë lidhjet e mundshme me kryeministrin Robert Fiko.

Pas vdekjes së Kuçiak, disa ministra sllovakë u detyruan të jepnin dorëheqjen, duke përfshirë, përfundimisht vetë kreun e qeverisë. E gjithë kjo është thjesht maja e ajsbergut. Është shkruar shumë për median gjithnnjë e më të monopolizuar hungareze pro-Fidesz, partisë qeverisëse- dhe me të drejtë, por vendet e tjera po ndjekin një rrugë të ngjashme.

Për shembull, në Republikën Çeke, presidenti Millosh Zeman nxorri një kallashnikov të rremë në një konferencë shtypi me fjalët “për gazetarët”, të shkruar në anë të tij. Në një moment tjetër, ai shprehu dëshirën e tij për të “likuiduar” gazetarët. Duket se armiqësia ndaj mediave, nuk është e kufizuar vetëm në Zyrën Ovale të presidentit amerikan Donald Trump.

Në Indeksin e Lirisë së Shtypit të këtij viti nga Reporterët pa Kufij, 4 nga 5 rëniet më të mëdha në renditjen globale, i përkisnin vendet evropiane. Dhe kjo është para se të mbërrinim tek çështja më e gjerë e sulmeve ndaj lirisë së fjalës, të ilustruar me ligjin e ri në Gjermani kundër ”gjuhës së urrejtjes”, që hyri në fuqi në fillim të këtij viti (dhe që Britania e Madhe duket se dëshiron ta kopjojë).

Edhe BE-ja duket e vendosur të ndjekë këtë rrugë. Po javën që u vra Marinova, Vera Zhurova, Komisionere për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, tha në një fjalim në Vjenë se BE-ja duhet “mbështesë një qasje evropiane ndaj mediave, mbi cilësinë dhe rregullimin e mençur”, duke argumentuar se puna e mediave duhet të monitorohet më gjerësisht, “sesa thjesht duke ndjekur ligjet e tregut”.

Se kush do të vendosë se çfarë kuptohet me “cilësi”, është më pak e qartë, megjithëse mund të imagjinohet ngritja e disa komiteteve apo institucioneve të tjera në Bruksel. Një mbështetëse e Zhurovës, mund të jetë Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker, i cili i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij mbi punën e mediave.

Duke qenë se ndjehet ende i ofenduar personalisht nga raportet mediatike në fillim të këtij viti, se ai po pi pak si tepër, ai deklaroi kohët e fundit se “liria e shtypit ka gjithashtu kufijtë e saj” – në këtë rast një referencë ndaj gazetave britanike, që e bënë për ujë të ftohtë.

Në fakt, u ankua Junker “shtypi britanik është i tillë, sa që nuk do të më mungojë” pas Brexit. Dhe kjo deklaratë u bë para se të përmendim paralajmërimin e lideri laburist britanik Xheremi Korbin se “ndryshimi do të vijë” edhe në shtypin britanik, nëse ai merr pushtetin.

Fakti që Junker, Zhurova dhe një numër alarmant udhëheqësish europianë autoritarë, duan t’u mbyllin gojën gazetarëve, është një argument i mirë për forcimin e lirisë së shtypit. Tek e fundit, liria e shtypit ekziston pikërisht që dikush të mund të thotë dhe të shkruajë mbi atë për të cilën nuk bie dakord me të tjerët, veçanërisht me elitën qeverisëse.

Siç thotë ish-kongresmeni i SHBA-së Ron Pol, “ne nuk kemi lirinë e fjalës për të folur për motin”. Pëkundrazi, ne e gëzojmë atë “që të mund të themi disa gjëra shumë të diskutueshme”. Në një kohë kur demokracitë e supozuara liberale, po pengojnë gjithnjë e më shumë mendimet që janë të pakëndshme për të, duke i konsideruar si një “gjuhë urrejtjeje”, ose “lajme të rreme”, kur gazetarët kërcënohen shpesh nën kërcënimin e dhunës fizike, dhe kur zërat në të dyja anët po bëjnë thirrje për më shumë rregullim, në mos shtetëzim të mediave, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa tani që të luftojmë.

Është gjithashtu e domosdoshme të kujtohet, ajo që ka thënë babai i madh themelues amerikan Thomas Jeferson, kur u shpreh se “nëse do të më lihej mua në dorë të vendosja, nëse duam të kemi një qeveri pa gazeta, apo gazeta pa një qeveri, nuk do të hezitoja asnjë moment të preferoj këtë të fundit”.

Kur vjen puna tek liria e shtypit dhe e fjalës sot, fati i gazetarëve si Viktoria Marinova është shumë më i rëndësishëm, sesa sedra e lënduar e njerëzve të gjithëpushtetshëm si Zhan Klod Jukner.

Shënim: Kai Weiss, është drejtues i byrosë së Hulumtimeve dhe Informimit në Qendrën Ekonomike Austriake, dhe anëtar i bordit në Institutin Fridrih Hajek.

Burimi: “CapX”

/Në shqip nga bota.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025
SPORT

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025
SPORT

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025
Para

Seks në qendrat e masazheve në Tiranë, zbulohen 2 qendra të tjera, 1 në pranga

TË GJITHA

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com