• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Vajza që sulmoi politikanët: E di në çfarë lufte jam futur, të rinjtë duhet të guxojnë

17:46 : 08/05/2016
në KRYESORE

Flogerta Krypi është një vajzë normale, e lindur në një familje të thjeshtë shqiptare. Është ajo që tha disa të vërteta për politikanët shqiptarë para ambasadores së BE, Romana Vlahutin. E përlotur ajo tha se asnjë nga politikanët nuk thotë të vërtetën për vendin dhe nuk thotë diçka të mirë për vendin. 

“Adhuroj numrat, dashuria ime e parë ka qenë uji dhe shkruaj. Kam studiuar marketing e vazhdoj studimet për financë”, thotë ajo në një intervistë për Dritare.net.

Këto ditë je bërë kryefjalë e medieve, për qëndrimin tënd përballë ambasadorëve. Çfarë ishte në të vërtetë ky shpërthim?

Ishte një shpërthim spontan që erdhi si rezultat i mohimit të drejtës së fjalës dhe kërkimi të vërtetës nga ambasadorja.

Je penduar? Të kanë kritikuar apo mbështetur më shumë, qoftë familja, të afërmit, por dhe miqtë tuaj?

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Nuk kam pse pendohem. Unë thashë atë që të gjithë e thonë në kafe, por jo atje ku duhet. Ka një arsye pse u përhap kjo video. Sepse njerëzit gjetën veten dhe të vërtetën e tyre, jo sepse unë jam njeri i jashtëzakonshëm. Unë jam si çdo njeri në këtë vend. Ndaj nuk pendohen për asgjë.

Si e përjetove gjithë atë jehonë që t’u bë në mediat online?

Jam akoma e shokur. E theksoj, në atë aktivitet nuk shkova me asnjë qëllim. Gjërat thjesht ndodhën. Kur u zgjova në mëngjes isha e shokuar. Nuk po kuptoja asgjë. Kaq shumë kushton e vërteta në këtë vend? Mesa duket po. 

Çfarë të shtyu  të ngrije zërin me aq revoltë ndaj situatës aktuale politike në vend? Pse mendon që ke vepruar drejtë? Fjalimi yt u duartrokit absolutisht nga të gjithë të pranishmit në sallë. Po jashtë saj, kishe ndonjë mospëlqim ose ndonjë “kërcenim”?

Kërcënime deri tani, jo. Por e di që do vijnë. Mbase pas 2 ose 3 muajsh kur të gjithë të kenë harruar atë video. Kam besim në fjalën e ambasadores, për të mos lejuar që familjes sime t’i ndodhë diçka. Kaq më mjafton. Unë e di në çfarë lufte jam futur.

Gerta, si mund të bëhet Shqipëria? Mendon se ka nevojë për më shumë zëra të tjerë që të thonë të vërtetën e së keqes, pra nga të gjithë të bashkuar, mund të lindë dhe ndryshimi për një të ardhme më të mirë?

Shqipëria ka nevojë që të rinjtë të flasin,  lexojnë, të  besojnë. Të guxojnë dhe të thonë të vërtetën. Ky vend ka nevojë të lexojë.

Çfarë është libri për ty? Mendon se shoqëria shqiptare është lexues besnik i librit në tërësi?

Libri është ai që më ka ndryshuar jetën dhe e dua. Lexoj pafund dhe s’do e lë kurrë leximin. Të rinjtë lexojnë pak sepse librat kushtojnë. Dhe jo të gjithë e kanë luksin. Ne kemi nevojë për libra, për të rinj që e duan.

Sa romane ke botuar deri më tani? Ndërkohë që flasim, ke një tjetër në mendje. Çfarë?

Kam botuar 4 libra dhe jam duke shkruar dy libra, romane. “Në dasmën time” dhe “Lotët e Kancelares”. Janë dy libra që po nxjerrin tek unë një Gertë, që se njihja. Por do jenë një gjë ndryshe në Shqipëri.

Çfarë të bën të besosh që Shqipëria do lulëzojë një ditë jo të largët, megjithëse ti vë theksin tek drejtësia e cila nuk funksionon. Në çfarë dimensioni e ke fjalën? Shpeshherë të shohim krah ambasadorit gjerman, por gjithashtu dhe nëpër udhëtime në Gjermani, ku ajo ç’ka bën përshtypje është dashuria që ke për atë vend, ku hera herës e quan “Shtëpia ime”? Çfarë të lidh kaq shumë me këtë shtet?

Ka të rinj si unë. I njoh. Punoj me ta. Madje janë dhe më të mirë se unë. Ndaj thjesht duhet të bëhemi bashkë, kaq mjafton. Ambasadori gjerman ka qenë i ftuar në shumë aktivitete dhe ka ardhur duke dhënë shpresë tek të rinjtë. Udhëtoj në Gjermani dhe e dashuroj atë vend. Më lidh edukimi dhe një premtim dhe gjithashtu idhulli im, Zonja Anxhela Merkel.

Një këshillë në fund për të gjithë të rinjtë?

Këshillë? Thjesht jini ju, jeta është e shkurtër për të qenë dikush tjetër dhe mos ndaloni së bëri zërin tuaj të dëgjohet. Bëhuni qytetarë të botës, jo veç të një cope të saj. /dritare.net/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Detajet/ 39-vjeçari u vra me 15 plumba, dyshohet se e njihte autorin

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş