Pas fotografive ku shihet e zhveshur me të dashurin, Dua tani mbulohet në ‘sari’.
Dua Lipa ka filluar me publikimin e fotografive që ua ka premtuar fansave.
Ajo ka kaluar dy javë në Indi, ndërsa ka treguar se të gjitha fotografitë i ka bërë me aparat fotografik, pasi ka dashur të qëndrojë sa më larg telefonit.
Tani Dua ka sjellë disa fotografi, ku shihet në veshjen tradicionale indiane, ndërsa ka vizituar një tempull të shenjtë.
Artistja thotë, se një grua e ka ndihmuar ta veshë si duhet sarin indian, ndërsa duket e mrekullueshme edhe në këtë veshje.