Dy persona janë vënë në pranga nga policia kufitare e Durrësit pasi u kapën me 5.5 kg e dyshuar si heroinë. Droga u gjet në furgonin me të cilin udhëtonin.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore, mësohet se, të arrestuarit janë Bledar Çapani, 46 vjeç dhe Lorand Dhëmbi 49 vjeç.
Arrestimi u në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në mjetin furgon tip “Benz” me targa AA 517 DD (pasagjerësh), me drejtues shtetasin Lorand Dhëmbi dhe shoferin tjetër Bledar Çapani, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësive e provave materiale rreth 5.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.