Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot ligjin “Për lojërat e fatit”, i cili përcakton mbylljen e tyre më 31 dhjetor 2018. Ligji është pika 4 e rendit të ditës dhe do të votohet me shumicë të thjeshtë. Pritet që vetëm socialistët ta votojnë ligjin, të gjithë pa asnjë mungesë, sipas kërkesës së kryeministrit, kurse opozita nuk pritet të shkojë në Kuvend, pasi prej kohësh refuzon të shkojë në të njëjtën sallë me deputetë të inkriminuar.
Në relacionin që e shoqëron projektligjin që do të votohet thuhet:
RELACION
PËR PROJEKTLIGJIN “PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.155/2015, “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
I. QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN
Qëllimi i këtij projektligji është ndërprerja e ushtrimit të aktivitetit të basteve sportive dhe të basteve për garat në pistë, me përmbushjen e afatit të përcaktuar në këtë projektligj, deri në datën 31 dhjetor 2018. Ky projekligj është në të njëjtën linjë me ndalimin ligjor të parashikuar për kazinotë elektronike dhe bingot tradicionale, të cilat kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri më 31 dhjetor 2018. Ky projektligj synon të ndjekë të njëjtën logjikë dhe të njëtin afat edhe për kategoritë “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë”. Për vazhdimin e mëtejsëm të kësaj veprimtarie, po konsiderohet mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimtarie nga struktura shtetërore të ngritura posaçëhrisht.
II. VLERËSIM I PROJEKTAKTIT NË RAPORT ME PROGRAMIN POLITIK TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ME PROGRAMIN ANALITIK TË AKTEVE DHE DOKUMENTEVE TË TJERA
Projektligji është në përputhje me zbatimin e objektivave të parashikuar në programin e qeverisë, për veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit. Projektligji nuk është i parashikuar në programin e përgjithshëm analitik të projektakteve që do të paraqiten gjatë vitit 2018, për shqyrtim, pranë Këshillit të Ministrave, miratuar me vendimin nr.37, datë 24.1.2018, të Këshillit të Ministrave.
III. ARGUMENTIMI I PROJEKTAKTIT LIDHUR ME PËRPARËSITË, PROBLEMATIKAT, EFEKTET E PRITSHME
Miratimi i këtij projektligji synon ndërprerjen e ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit për kategoritë “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë”, me përmbushjen e afatit të përcaktuar në këtë projektligj, deri në datën 31 dhjetor 2018. 2 Ky projektligj është në të njëjtën linjë me ndalimin ligjor të parashikuar për kazinotë elektronike dhe bingot tradicionale, të cilat kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri më 31 dhjetor 2018. Ky projektligj synon të ndjekë të njëjtën logjikë dhe të njëtin afat edhe për kategoritë “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë”. Për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie, po konsiderohet mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimarie nga struktura shtetërore të ngritura posaçërisht për ushtrimin e tij.
. VLERËSIMI I LIGJSHMËRISË, KUSHTETUTSHMËRISË DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NË FUQI VENDAS E NDËRKOMBËTAR
Projektligji është hartuar në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe në përputhje me parimet kushtetuese dhe me legjislacionin në fuqi.
V. VLERËSIMI I SHKALLËS SË PËRAFRIMIT ME ACQUIS COMMUNAUTARE
Ky projektligj nuk ka për qëllim përafrimin e ndonjë acquis të BE-së. VI. PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTAKTIT
Ky projektligj është hartuar në 2 nene. Në nenin 1, të këtij projektligji, bëhet një shtesë dhe ndryshim. Në pikën 1, të nenit 1, të këtij projektligji, bëhet shtesa, me këtë përmbajtje: “2/1. Organizatorët e kategorive “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë”, do të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018. Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërmendura, në proces shqyrtimi, ndërpriten.”. Ky propozim bëhet me qëllim ndërprerjen e ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit për kategoritë “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë”, me përmbushjen e afatit të përcaktuar në këtë projektligj, deri në datën 31 dhjetor 2018, si dhe mosvijimin e procedurës së licencimit për subjektetet që kanë depozituar kërkesën e tyre për pajisjen më licencë, për këto kategori, pranë strukturës përgjegjëse. Në pikën 2, të nenit 1, të këtij projektligji, bëhen këto ndryshime: 3 Fjalët “… “Basteve sportive” …” dhe “… “Baste për garat në pistë” …” hiqen, si dhe fjala “… të kategorive …” zëvendësohet me “… e kategorisë …”. Ky propozim bëhet me qëllim që aktiviteti i lojërave të fatit për kategorinë “Bingo televizive”, të mbetet i paprekur nga trajtimi që i bëhet me këtë ligj kategorive “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë”. Neni 2 i projektligjit parashikon hyrjen në fuqi të tij.
VII.INSTITUCIONET DHE ORGANET QË NGARKOHEN ME ZBATIMIN E PROJEKTAKTIT
Për zbatimin e këtij projektligji ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
VIII. MINISTRITË, INSTITUCIONET DHE PERSONAT QË KANË KONTRIBUAR NË HARTIMIN E PROJEKTAKTIT
Projektligji është hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
IX. RAPORTI I VLERËSIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE
Projektligji nuk sjell efekte financiare shtesë në buxhetin e shtetit. KËSHILLI I MINISTRAVE