Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Ligën e Kampionëve, duke e mundur në transfertë AEK-un e Athinës.
‘Bavarezët’ triumfuan 2-0 përballë skuadrës greke, ndërsa golat u shënuan nga Martinez në minutën e 61 dhe pas dy minutash shënoi sulmuesi Robert Lewandowski.
Me këtë fitore, Bayerni renditet në vendin e parë në grupin E, me shtatë pikë të grumbulluara.