Zbulohen detaje të reja nga operacioni që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko. Mbrëmjen e djeshme përpos Çukos është arrestuar edhe shoferi i tij, Qerim Musha.
Ai dyshohet se është i implikuar në ryshfetin që ish-drejtori i Burgjeve u merrte të dënuarve për lejet dhe transferimet.
Gjithashtu nga operacionet e RENEA-s dhe FNSH janë u arrestuan edhe dy policë mbrëmjen e djeshme, ndërsa njëri prej tyre është Admir Gjurici.