• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dështim me arrestimin e mjekëve. Prokuroria e Shkodrës në shërbim të Spitalit Amerikan?

20:24 : 19/10/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjykata e Apelit konfirmoi dështimin e prokurorisë së Shkodrës, e cila arrestoi në mënyrë të paligjshme pak javë më parë disa mjek dhe punonjës të spitalit të qytetit verior. Paraditen e së Martës, Gjykata e Apelit nuk pranoi apelin e prokurorisë, e cila, pasi u rrëzua në gjykatën e shkallës së parë, kërkonte arrestimin e kardio-kirurgut Luan Dragusha, si edhe ish-drejtorët Përparim Çela dhe Dhurata Uruçi.

Prokuroria e Shkodrës ka kryer një hetim mbi atë që ajo e konsideron si abuzim me porositjen e stendave, të cilat janë të nevojshme për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Në bazë të hetimit të saj, Prokuroria e Shkodrës pretendoi në gjykatë se ish-drejtuesit e spitalit, disa mjekë dhe infermierë kanë abuzuar me fondet publike, duke porositur sasi më të mëdha stendash se sa ishin nevojat.

Përtej dyshimeve të Prokurorisë së Shkodrës, gjykatat e të dy niveleve rrëzuan pretendimet e hetuesve, duke vendosur që të gjithë personat në listën e prokurorëve të vijojnë jetën të lirë.

Kërkesat e Prokurorisë për arrestimin e mjekëve dhe ish-drejtuesve të spitalit shkaktuan një reagim të ashpër të kolegëve të tyre në Shkodër, por edhe të opinionit publik. Shumë mesazhe të qytetarëve në media dhe rrjete sociale ishin kritik ndaj veprimeve të nxituara të Prokurorisë, sidomos për arrestimin e mjekut kardio-kirurg, Luan Dragusha, i cili është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u shërbyer qytetarëve shkodranë.

Lexo edhe:

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Po ashtu, disa gazetarë që mbulojnë kronikën dhe ngjarjet që lidhen me policinë dhe prokurorinë kanë hedhur dyshime se arrestimet e mjekëve në Shkodër, kanë qenë si pasojë e konkurrencës dhe dëshirës së një spitali privat që kërkon të hyjë në tregun e Shkodrës, duke përdorur prokurorinë dhe policinë lokale për të dhunuar e ulur reputacionin e mjekëve. Madje duke iu bërë presion të ikin nga Shqipëria.

Gazetari Senad Nikshiqi, në një status në rrjete sociale, u shpreh se: “Thuaji Spitalit Amerikan që të mos investohet më, se doktor Luani mund të largohet. Ska nevojë ta arrestoni kot”.

Në të njëjtën vijë u shpreh edhe gazetari Simon Shkreli, i cili, gjithashtu në një status në rrjete sociale ditën që gjykata e shkallës së parë vendosi lirimin e mjekëve, u shpreh: “Të arrestosh Doktor Luan Dragushën asht krim. E krimi më i madh i bëhet pacientëve të Shkodrës. Doktori, me 3 vite punë, ka kryer 510 koronare, që do të thotë rreth 3 milion euro “dëm” spitaleve private, dhe po kaq në favor të pacientëve. Por nuk dua të paragjykoj prokuroren e çështjes, por dua të vlerësoj Gjykatësin me integritet, Hasan Selimi, i cili, pasi shqyrtoi faktet, dha vendimin, lirimin e menjëhershëm. Ka mjek me integritet dhe profesionist, ka edhe gjykatës me integritet që nuk e vrasin mendjen për vettingun politik, siç e bëjnë prokurorët!”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025
AKTUALITET

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025
BOTA

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025
Para

Identifikohen 3 nga 5 të arrestuarit në laboratorin e heroinës në Has (EMRAT)

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com