Vajza e ish-deputetes demokrate Albina Dedës, Ada është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që tërheq shumë vëmendjen me fotot e saj.
Modelja është komentuar shpesh për look-un e saj, format trupore të cilat nuk ngurron t’i ekspozojë me fotot ku shfaqet me bikini.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Ada ka postuar foto me bikini, teksa ndodhet në një pishinë dimërore, mesa duket modeles i mungon vera që tani.