Mafia i referohet grupeve sekrete të përfshirë në krime të organizuara e shpërndarë në shumë vende. Këto grupe janë zakonisht të referuara me emrin e vendit ku kanë origjinën dhe shumica e anëtarëve është pjesë e kësaj kombësie. Grupet mafioze zakonisht aspirojnë të kenë një monopol mbi aktivitetet e paligjshme si droga, prostitucioni, apo trafiku i armëve të paligjshme. Ky është një artikull në lidhje me grupet mafioze dhe aktivitetet e tyre. Ato janë të renditura sipas ndikimit që kanë dhe shpërndarjes kudo nëpër botë.Ja cilat jane ato ne rendin zbrites:
Jamaikanet-britanike Yardies
Jamaikanet – Britanik Yardies ishin Jamaikanet të cilët emigruan ne Britani ne 1950. Ata janë të përfshirë në krime të organizuara si tregtia e drogës dhe krime të tjera të armëve. Ata nuk janë përpjekur të infiltrohen në sistemin e zbatimit të ligjeve pasi nuk kanë qenë aq të rrezikshëm dhe të fortë si grupet e tjera mafioze. Të gjitha krimet përfshijnë përdorimin e armëve të zjarrit, përdorimi i të cilave është i kontrolluar rreptësisht në Britani.
Mafia Shqiptare
Mafia Shqiptare përbëhet nga një numër i madh organizatave kriminale të cilat janë të bazuara në Shqipëri. Ata janë aktive ne SHBA si dhe vendet Europiane. Thuhet se Mafia Shqiptare u përhap në nivel ndërkombëtar në vitet 1980. Krimi i organizuar mbizotëroi në Shqipëri në shekullin 15. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Mbretërinë e Bashkuar njihen për trafikim prostitutash, droge si dhe trafikim armesh. Njihen gjithashtu për përdorim të shpejtë të dhunës dhe hakmarrjes.
Mafia Serbe
Mafia Serbe operon në më shumë se 10 vende duke përfshire këtu Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara , Britaninë, Francën etj. Janë të përfshirë në aktivitete të tilla si trafik droge, kontrabandë, vrasje me pagesë, kumar, dhe vjedhje. Ajo ka tri grupe të mëdha të quajtur Vozdovac, Surčin dhe klanin që bën kontrollin e grupeve të vogla. Aktualisht janë rreth 30-40 grupe që punojnë në Serbi.
Mafia Izraelite
Mafia Izraelite punon në shumë vende në aktivitete si narkotrafikantëve, trafikimin e drogës dhe prostitucionit. Kohët kanë ndryshuar dhe mafia Izraelite dikur e njohur për patronazhet e saj dhe frikën që krijonte, sot ata janë të pamëshirshëm dhe nuk mendojnë dy here për vrasjet qe duhet të kryejnë. Mafia Ruso-Izraelite ka përshkruar sistemin politik të ShBA aq mirë sa forcat Amerikane kanë dështuar për të bërë ndonjë përparim për ndalimin e tyre.
Mafia Meksikane
Mafia Meksikane është një grup shumë i fortë në burg në Shtetet e Bashkuara. Ajo filloi në vitet 1950 për të mbrojtur të burgosurit ndaj të burgosurve të tjerë nga zyrtarët. Ky grup gjithashtu ka qenë i përfshirë në grabitje dhe trafikut te drogës. Ajo ka rreth 30.000 anëtare në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Anëtarët e bandës kanë tatuazh një dizanjo të përbashkët, i cili është një simbol kombëtar meksikan. Thuhet që janë rreth 150 të burgosur të cilët kanë autoritetin të urdhërojnë vrasje dhe rreth 2000 bashkëpunëtorë të cilët ekzekutojnë këto vrasje.
Yakuza Japoneze
Yakuza japoneze është një grup i krimit të organizuar, e cila përdor kërcënimin dhe shantazhin për të ecur në rrugën e tyre. Origjinën e ka rreth shekullit të 17. Disa anëtarë të grupit sipas një miti kanë një pjesë të hequr në gishtin e tyre të vogël. Kjo shpesh i ofrohet udhëheqësit si një shenjë zbutje dhe ndjese. Disa anëtarë të tjerë kanë tërë trupin e tyre tatuazh. Kjo mafie ka rreth 110.000 anëtarë ku 2.500 janë familje. Ata janë të përfshirë në importime të kasetave pornografike të pacensuruara nga Europa në Amerikë, prostitucion dhe imigrim ilegal.
Triada Kineze
Triada Kineze përfshihet në shumë organizime kriminale të cilat bazohen në Kinë, Malajzi, Hong Kong, Tajvan, Singapor etj. Ata janë gjithashtu shumë aktivë në Nju Jork, Los Angelos, Seattle, Vankuver si dhe San Fransisko. Krimi i tyre i organizuar ka të bëjë me vjedhje, vrasje të paguar, trafik droge, grabitje, pirateri etj. Fillimet i kane në shekullin e 18 dhe emrin e atëhershëm e kanë pasur Tian Di Hui. Ata janë gjithashtu të përfshirë në falsifikimin e monedhës kineze.
Kartelat e drogës Kolumbiane
Kartelat Kolumbiane të drogës u formuan kryesisht për të kontrolluar trafikun e drogës. Ata veprojnë në shumë vende. Kanë shumë organizata që merren me politikë, aspektet ushtarake dhe ligjore të kartelave. Kartelat më të rëndësishme nga Kolumbia janë: Kartela Kali, Kartela Medellin dhe Kartela Del Norte Valle. Në një moment, këto kartela janë kërcënuar nga ekstradimet midis ShBA dhe Kolumbisë. Kapot u fshehën dhe urdhëruan anëtarët e saj të vrisnin mbështetësit e këtyre ekstradimeve. Kjo mafie ka qenë gjithashtu e përfshirë në shumë rrëmbime dhe akte terroriste.
Cosa Nostra Amerikane dhe Siciliane
Cosa Nostra Amerikane dhe Siciliane janë një grup relativisht i ri. Ajo filloi në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë në Itali. Me gjithë se kjo është një organizatë mafioze e re, ka një aftësi të madhe për të planifikuar krime të mëdha dhe të dalë pa lagur. Është e përfshirë në trafik droge dhe armesh. Ka një numër anëtarësh prej 3500-4000. Përveç këtyre kanë dhe bashkëpunëtorë të cilët nuk janë anëtarë të vërtetë. Një anëtar duhet ti nënshtrohet ceremonisë së fillimit ku ai ndoshta do i duhet të vrasë dikë për të provuar vlerat e tij. Çdo anëtar duhet të ndjeke kodin e heshtjes.
Mafia Ruse.
Mafia Ruse ka origjinën në Bashkimin Sovjetik dhe tashmë ka ndikim në tërë botën. Ka rreth 100.000 deri ne 500.000 anëtare. Ata janë të përfshirë në krimet e organizuara në vende si Israeli, Hungaria, Spanja, Kanadaja, Britania, Shtete e Bashkuara te Amerikës, Rusia, etj. Ata kanë emigruar gjithashtu në Israel, Amerike, Gjermani duke përdorur identitet të rremë gjerman dhe hebre. Aktivitetet e tyre përfshijnë, trafikim lëndësh narkotike, trafikim armesh, pornografi, mashtrime në internet etj. Një nga rregullat bazë të tyre është të mos bashkëpunojnë me autoritetet. Nëse ndonjë nga anëtarët arrestohet dhe ai rrëfehet në lirim, atë e pret vdekja. Janë të shquar dhe të frikshëm për vandalizmat e tyre, vrasjet me pagesë, trafikim të organeve jetësore dhe terrorizmit.