• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Qeveria e Mark Frokut në epokën e Mark Zuckerberg

18:27 : 17/10/2018
në Lajmet e Dites
Deputeti i PKD, Mark Frroku, duke dale me pranga ne duar dhe i shoqeruar nga forca te policise ne Gjykaten e Larte, ku eshte vendosur masa e sigurise "Arrest me burg".	/r/n/r/nLawmaker Mark Frroku, escorted by police forces in the Supreme Court, where is confirmed the security measure "Arrest in prison".

Deputeti i PKD, Mark Frroku, duke dale me pranga ne duar dhe i shoqeruar nga forca te policise ne Gjykaten e Larte, ku eshte vendosur masa e sigurise "Arrest me burg". /r/n/r/nLawmaker Mark Frroku, escorted by police forces in the Supreme Court, where is confirmed the security measure "Arrest in prison".


NGA ILIR BABARAMO
*******************************************
Me një zgërdhitje kodoshi në fytyrë, duke zgjatur kokën kërcënueshëm e duke zgurdulluar sytë për pesë vjet ekran më ekran, Edi Rama I është drejtuar çdo gazetari që ka guxuar ta pyesë përse ka mbushur parlamentin me të inkriminuar : më thuaj një emër , më thuaj një emër të vetëm. Gjuha e trupit ishte fare e qartë : shqipto një emër të tyre po ta mbajti b…

Në fillim, për hir të vërtetës, ky shantazh I pacipë ka funksionuar. Gazetarët janë tërhequr duke menduar pasojat e mundshme. Por zullumi është trashur kaq shumë sa frika ka filluar të vritet dhe minarja nuk mund të fshihet më në thes. Në një zbythje totale në sytë e opinionit publik , ndërkohë që ndjek me ankth se cfarë do thotë Babalja (o zot sa poshtë ka rënë pazari) , Rama po përpiqet të ndryshojë mjet. Sërish manu military, por jo me të fortë që mbajnë kobure në brez, por struktura shtetërore me të cilat beson se do mbyllë gojët e atyre që nuk janë në rresht. I tillë mund të konsiderohet sulmi i verbër që ka shpallur kundër mediave sociale të cilat nuk I kontrollon dot.

Qeveria aktuale mund të konsiderohet më mediokrja në 28 vite tranzicion. Me përjashtime tepër të rralla, kabineti qeveritar është ndërtuar me vetëm një kriter : argjilin, të cilit mund ti japësh dhe formën më absurde që fantazon. CV personale dhe politike nuk ka thuajse asnjë vlerë, mjafton që të zgjedhurit të jenë totalisht yesmen. Të tillë njerëz, që nuk kanë thuajse asnjë kontribut politik , nuk ka patur as Enver Hoxha, politikani më paranojak në historinë e Shqipërisë. Doni një shëmbull ? Ministër I drejtësisë I qeverisë Hoxha ishte Manol Konomi, një burrë me integritet të rrallë njerëzor e professional, ndërkohë ministre e drejtësisë së Ramës është një matilda, matilda, kulmi I cv së saj është sekretare e Fatmir Xhafës. Nëse Konomi rrezikoi kokën , duke dhënë dorëheqjen duke refuzuar të nënshkruajë skenarin e bombës në ambasadën sovjetike, kjo sekretarja e Xhafës firmos gjithcka që I kanë vënë mbi tavolinë.

Për të patur luksin që ta ketë kabinetin si një rresht qypash me baltë si ato që stilizon në studion e tij diku andej nga ish-ndërmarrja gjeologjike, Ramës I është dashur të bëjë pakt me nëntokën shqiptare. Nëse shumë prej tyre nuk I ka më në vitrinë është e sigurt që I ka në magazinë. Ato emrat e të inkriminuarve, që gazetarët kanë filluar tia përplasin në fytyrë, është e vërtetë që nuk janë më në parlament për shkak të ligjit të dekriminalizimit që imponoi opozita dhe Brukseli, por është po aq e vërtetë sa shpërblimin për shërbimet e tyre në fushata elektorale I marrin në dy forma, në natyrë përmes benefiteve që Rama shpërndan si salsiçe dhe përmes emrave që ata fusin në listat e deputetëve dhe emërimeve në administratën e lartë shtetërore.

E megjithatë nuk ia ka vlejtur barra qeranë. Për të dyja palët. Mark Froku, si shumë të tjerë që Rama I ka përdorur për të marrë vota, duhet të ketë mallkuar ditën kur perëndia I mori mendtë. Fare mirë mund të kishte qëndruar larg prozhektorëve të opinonit publik, me bindjen se askush s do kujtohej për atë si për qindra të tjerë që jeta I ka futur në vorbulla, që tashmë që kanë thuajse gjithcka, do të donin ti harronin. Por nuk ndodhi kështu. Doli një grua që I kujtoi të kaluarën josocialiste Mark Frokut. Ishte Jozefina Topalli. Ai e fyejti sipas kodit të tij. Dihet cfarë ndodhi më pas. Për të minimizuar skandalin Rama e perjashtoi nga grupi parlamentar I PS. Kujtoni se si Rama bërtistë një javë më parë : shpifje , shpifje, Froku nuk ka qenë deputet I PS. Por opinioni publik ka kujtesë. Ka në kujtesën e tij dhe si Froku refuzoi kerkesën e Ramës për ti kërkuar ndjesë Topallit.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

Rama duket I mposhtur në fushën e betejës së opinionit publik. Fajin e shikon dhe tek pamundësia për të kontrolluar mediat sociale të cilat e masakrojnë çdo ditë. Kjo nuk ndodh vetëm sepse ata që ka caktuar për këtë punë kanë zënë dhjamë dhe nuk kanë më kohë për tu përballur sepse ditën e zënë me pazare sa me Zamon aq dhe Çetin. E ka kuptuar se nuk mund ta arrijë dominimin e opinionit publik me mjetet me të cilët fitoi vite me parë. Për këtë arsye kërkon të ndryshojë rregullat e lojës. Ai që I ka shtënë në vesh këtë betejën kundër portaleve ngjason me atë çunin e beut që kërcënonte : topi është I mi, penalltinë do ta gjuaj unë.

Eshtë mëse e vërtetë që mediat sociale në Shqipëri janë një kaos I vërtetë, ku është e vështirë të ndash lajmin nga fake neës. Por të besosh se njeriu që 10 vjet më parë pataksi parlamentin Evropian me “lajmin” se banditët e PD I nxorrën Xhensilës nga barku foshnjën është sikur të besosh që të ngjallet Gëbels dhe të bëhet Bob Ëoodëard. Kaq I pafuqishëm duket për tu përballur me të vërtetat që rrjedhin në mediat on line sa shpëtimin e kërkon tek censura, tek krijimi I atij që ai e quajti “departamenti antishpifje” , një strukturë e ngjashme me drejtorinë e shtypit në KQPPSH. Por nëse Ramizi kishte në krye të kësaj drejtorie Sofon, I cili për hir të vërtetës ishte një nga gazetarët më të mirë të kohës, sofua I ramës nuk mund të shkruajë tre fjali rresht.

Ka vetëm mënyrë si mund të vihet rendi në mediat on line, acquis communautaire, tërësia e ligjeve që zbatohen në hapësirën evropiane. Cdo mjet tjetër, ca më tepër manu military, dëshmon vetëm panik dhe rezultati I vetëm është boomerang. Nuk mund të ketë tjetër rezultat. Jetojmë në epokën e Mark Zuckerberg. Rama u përbetua dje se nuk do ketë monopol on line për bastet , por pak caste më pas, në facebook, Bastarena njoftonte klientët e saj se pak javë më parë ka marrë licencën dhe aktiviteti I saj do vazhdojë.

Të gjithë e dinë se kush fshihet pas kësaj kompanie dhe s ka sofo tu ndryshojë mendim. Mirë gjithë portalet mbyllen, por a mund të mbyllet facebook si në Anadollin e byrazerit ? Megjithatë le të abstragojmë për një cast, sikur jetojmë ne kohën e Gutenberg. Edhe në këtë rrethanë nuk mund ti mbyllet goja njerëzve. Dhe në kohën e Hoxhës, regjimit më represiv komunist, një barcaletë që thoshte Tef Palushi tek Kafja e Madhe në Shkodër përfundonte brenda javës në Qafë të Pazarit në Gjirokastër.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025
BOTA

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025
AKTUALITET

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025
SHOW BIZ

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025
RAJONI

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025
BOTA

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025
Para

VIDEO/ Bes Kallaku një baba i kujdesshëm për Ajkën? Këto pamje thonë shumë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com