• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Jo Pirro Lutajt moj, por dhe te ministri…’, gruaja fyhet nga përmbaruesi shtetëror (VIDEO)

13:27 : 17/10/2018
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Fatos Lubonja: Partitë e vogla duhej të merrnin më shumë vota! Fitues del ai që ka më shumë para

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

Një grua e dhunuar nga ish-bashkëshorti ka denoncuar ngjarjen në emisionin “Fiks Fare”. Nëna nga Durrësi ka regjistruar dhe momentin kur ai dhunon dhe babain e saj në sy të djalit të tyre të mitur.

Hetimi për këtë dhunë filloi vetëm 40 ditë pas denoncimit, ndërkohe që fëmija vazhdon të jetojë me babain. Dhunën e ushtruar tek 5-vjeçari e konfirmon dhe akti i ekspertizës mjekoligjore.

Përmbaruesi shtetëror është shfaqur më shumë i merakosur për ndeshjen Shqipëri-Izrael, sesa për fatin e një fëmijë të dhunuar. Ai ofendon dhe shan nënën në sy të fëmijës dhe e detyron atë të rrijë në prani të ish-bashkëshortit, ndaj të cilit ka 5 urdhra mbrojtjeje për dhunë ndaj saj.

“Ore ça kujton ti se do merret me ty Pirro Lutaj! E di ça thotë, ça është kjo mo… A je mirë ti? Unë nuk të kuptoj a je mirë ti? U ke mësu me të tjerët ti, po të them edhe i herë ki kujdes o goc, ki kujdes me mu shumë. Na boke ti këtu është sëmurë çuni! Fëmijë është do sëmuret. Do ftofet e do vritet. Po na bike ilaçe në dorë ti. E ëma e dashurume me fëmijën ti! Po na bike ilaçe”, ka thënë përmbaruesi shtetëror gjatë debatit me nënën e dhunuar.

Debati i plotë mes nënës së dhunuar dhe përmbaruesit

Përmbaruesi – R…po pse prapë këtu ti?
Nëna e fëmijës– Unë të çova mesazh ty dje pasdite dhe të thashë që K…e kam pa qejf, e kam çu e kam vizitu.
Përmbaruesi – Po pse duhet ta biesh tek unë?
Nëna e fëmijës– Unë e kam sjellë çunin në përmbarim, sepse unë nuk merrem. Sepse vendimi i gjykatës është bërë që në fillim ketu në përmbarim.
Përmbaruesi – Pse ti e vendos vendimin e Gjyaktës?
Nëna e fëmijës– Zbatimin e kam me urdhër në përmbarim.
Përmbaruesi – Unë do marr një masë…
Nëna e fëmijës– Atëherë nëse ti nuk e bën…
Përmbaruesi – Do jap një vendim unë…
Nëna e fëmijës– Unë do ti them Pirro Lutajt më jep një përmbarues tjetër.
Përmbaruesi – Pirro Lutaj, jo Pirro Lutaj moj por ministër…
Nëna e fëmijës– Unë po paguaj taksë…
Përmbaruesi – Ore për mu…Ore ça kujton ti se do merret me ty Pirro Lutaj! E di ça thotë, ça është kjo mo…
Përmbaruesi – A je mirë ti? Unë nuk të kuptoj a je mirë ti?
Nëna e fëmijës– Po le të thotë mo.
Përmbaruesi – A je mirë ti? A je mirë moj, a ke probleme ti?
Nëna e fëmijës– S’më intereson mua se çfarë thua ti!
Përmbaruesi – Ti ke probleme oj goc. Dhe ke probleme të thella…
Nëna e fëmijës– Unë nuk ka probleme, se doni ju të më nxirrni mua me probleme, ç’ti bëj unë…
Nëna e fëmijës– Unë kam pagujt taksën këtu…
Përmbaruesi – E ça do bësh ti që e pagujte?
Nëna e fëmijës– Unë jam me probleme me këtë person. (ish bashkëshortin prezent)
Përmbaruesi – Ça problemi ka ai? Ç’punë ka ai personi, me e çu fëmijën në kopësht…
Nëna e fëmijës– O Lori, unë që në fillim…
Përmbaruesi – Jo ore jo, më ngjo mu, më ngjo mu!
Nëna e fëmijës– Mua mos më bërtit ashtu se jam femër në rradhë të parë.
Përmbaruesi – Përjashtë. Merr vendim këtu shpejt. Unë ty, o do të çoj për ndjekje penale, mbaje mend. E do të shohësh a jam unë apo je ti!
Nëna e fëmijës– Pse unë po e sjellë fëmijën e po e marr me përmbarim. Po kërkoj të drejtën time.
Përmbaruesi – Ore kemi rënë dakort me e çu në kopësht, pse vjen këtu?
Nëna e fëmijës– Unë nuk merrem më me A…Unë absolutisht nuk e jap më e ta marrë çunin pa procesverbal.
Përmbaruesi – Ti asnjëherë nuk ke për të mbajtur procesverbal.
Nëna e fëmijës– Pse s’kam për të mbajt?
Përmbaruesi – Se nuk dua unë, nuk du unë. Unë nuk du me e majt.
Nëna e fëmijës– Po pse nuk do me e majt?
Përmbaruesi – A jam unë, apo je ti? Kush je ti moj! Kush je ti moj, kush të merr leje ty.
Nëna e fëmijës– Unë po vij me procesverbal të lej fëmijën.
Përmbaruesi – Kush të merr leje ty moj.
Përmbaruesi – E kupto veten se si je bo moj. Boj një analizë vetes. A ka njeri me të ftillu ty ere.
Nëna e fëmijës– Për fëmijën tim unë…
Përmbaruesi – Ça fëmijën tem moj, ti s’ke punë me fëmijën.
Nëna e fëmijës– Si???
Përmbaruesi – Ti do me më mërzit atë (bashkëshortin) dhe mua.
Nëna e fëmijës– Mua smë intereson kush është ai njëherë, mua më intereson fëmija im.
Përmbaruesi – A ke hall me pa atë ti! Bëj një procesverbal se e qëndis unë!
Nëna e fëmijës– Me më kërcënu mua, s’ka të drejtë asnjë, as ti asnjë.
Përmbaruesi – Merre që thotë dorëzoje në përmbarim.
Nëna e fëmijës– Unë jam me urdhër mbrojtje. Unë jam me urdhër mbrojtje, se doni më mbrojt A… ju është tjetër gjë.
Përmbaruesi – Po, po. A…do mbroj. Unë do mbroj A… nuk pyes unë.
Nëna e fëmijës– Unë do e bie çunin këtu, ditë të shtune e ditë të hëne.
Përmbaruesi – Po bjere këtu edhe e shef ti. E shef ti pastaj ku do shkosh.
Nëna e fëmijës– Ma plotëso atë mua…
Përmbaruesi – Ore mos më trego ti mu! Ulu aty…kur të du unë me e plotësu. Dil atje, prit atje.
Përmbaruesi – Na boke ti këtu është sëmurë çuni! Fëmijë është do sëmuret. Do ftofet e do vritet. Po na bike ilaçe në dorë ti. E ëma e dashurume me fëmijën ti! Po na bike ilaçe.
Nëna e fëmijës– Po patjetër, ashtu siç i duan të gjithë nënat fëmijët…ashtu e dua edhe unë timin.
Përmbaruesi – Po të kishe desh e kishe majt.
Nëna e fëmijës– Sa respekt keni për femrat i herë…
Përmbaruesi – Ku hyn tek femrat ti.
Nëna e fëmijës– Sikur s’keni motra e gra vet.
Përmbaruesi – Po nuk hyn tek femrat ti.
Nëna e fëmijës– Turp të keni për fjalorin që përdorni njëherë.
Përmbaruesi – Po të vijmë shumë pas fijes, rri mos…mos më bë me dalë..U ke mësu me të tjerët kshu, po jo me mua.
Nëna e fëmijës-S’jam mësu unë me asnjëri.
Përmbaruesi – U ke mësu me të tjerët ti, po të them edhe i herë ki kujdes o goc, ki kujdes me mu shumë.
Nëna e fëmijës-Si kam hy në hak njeriu. Për fëmijën tim do luftoj!
Bashkëshorti – Ça nëne je ti moj, se e tërbove fëmijën këtu duke bërtit! Ça nëne je ti?
Nëna e fëmijës– Ti në rradhë të parë je me urdhër mbrojtje, dil atje përjashtë.
Përmbaruesi – Jo me jo, aty do rrijë.
Nëna e fëmijës– Ti dil përjashtë, sepse e di unë kush rri në zyrën time.
Përmbaruesi – Zot i madh i pëlqe vetja shumë kësaj goce.
Përmbaruesi – Tashi unë do marrë një vendim. Fëmija do merret në kopësht në orën 8…
Nëna e fëmijës– Si të bëjmë si thua ti ne?
Përmbaruesi – Si të them unë, por më thuaj si do ti.
Nëna e fëmijës– Atëherë të vij ndonjëri atje tek kopshti dhe të plotësoj procesverbalin. Unë çunin pa rregulla nuk e marr dhe nuk e le.
Përmbaruesi – Po pse ti i vendos rregullat, kush je ti moj, ku di rregulla ti. Ti s’ke pesë klasë shkolle o goc.
Nëna e fëmijës-Të mbaroj unë procesverbalin edhe…
Përmbaruesi – Prit i herë, pse kur të dush ti? Kur do ti me maru e kur do ti me fillu. Mos ma thuaj mo se po s’të pëlqeu përjashtë. Mos të shof më këtu.
Nëna e fëmijës-Nuk komandoj unë.
Përmbaruesi – Oj zonjë, ça je tu thone ti moj.
Nëna e fëmijës– Dua të mbaroj punën e të dorzoj djalin.
Përmbaruesi – Të presësh, do presësh. Këtu do presësh.
Nëna e fëmijës– Po gjithë jetën do pres. Se kam problem unë, për femijën tim do rri.
Përmbaruesi – Po na trego ti! Ça fëmija jot moj ça fëmija jot, ta kishe majt fëmijën ti. Halli jot.
Nëna e fëmijës-Çdo njëri pa fatkeqësi nuk ka ka në shtëpi. Secili ka motra , ka gra, ka mama.
Përmbaruesi – Çohu dil përjashtë tani. Po dil përjashtë, më prit përjashtë tashi.
Nëna e fëmijës– Jo. Unë nuk dal përjashtë se unë do firmos.
Përmbaruesi – O do firmosësh kur ta lexoj unë. Dil përjashtë tani.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatos Lubonja: Partitë e vogla duhej të merrnin më shumë vota! Fitues del ai që ka më shumë para

20:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

20:51 : 12/05/2025
SPORT

Vllaznia-Egnatia/ Kontakt Mala-Xhemajli brenda zonës, Marciniak vijon lojën

20:43 : 12/05/2025
SPORT

Igli Tare flet rreth bisedimeve me Milanin: Një objektiv për këdo, do të ishte një nder

20:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi në Shijak, PS kryeson me 7118 vota

20:27 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025
Para

Pas akuzave se prapa “Bast Arena” qëndron Olsi Rama, kompania bën lëvizjen e papritur

TË GJITHA

Fatos Lubonja: Partitë e vogla duhej të merrnin më shumë vota! Fitues del ai që ka më shumë para

20:51 : 12/05/2025

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

20:51 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Kontakt Mala-Xhemajli brenda zonës, Marciniak vijon lojën

20:43 : 12/05/2025

Igli Tare flet rreth bisedimeve me Milanin: Një objektiv për këdo, do të ishte një nder

20:35 : 12/05/2025

Mbyllet numërimi në Shijak, PS kryeson me 7118 vota

20:27 : 12/05/2025

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com