• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Kriminaliteti/ Meta: Ekziston në çdo shoqëri, por opozita nuk duhet ta polarizojë

21:03 : 15/10/2018
në POLITIKE

“Kriminaliteti është një betejë jo e thjeshtë dhe sigurisht që polarizimi edhe i këtij fenomeni nuk ndihmon në forcimin e institucioneve të shtetit, në forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese”, shprehet Presidenti Ilir Meta.

“Përkundrazi, ai në vend që të përqendrojë energjinë pozitive të të gjithëve, pra qoftë të mazhorancës, qoftë të qeverisë, qoftë të opozitës si një institucion në lokalizimin dhe goditjen serioze të krimit, për shkak të polarizimit dëmton besueshmërinë e kësaj lufte dhe në këtë mënyrë nuk ndihmojnë në forcimin e autoritetit as të shtetit as të ligjit”, ka shtuar kreu i shtetit në një intervistë në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babarmao, në Report Tv.

Pyetje- Po përtej promovimit, unë do të doja që biseda jonë të fokussohej kryesisht te zhvillimet më të fundit politike në vend, te debatet që zhvillohen jo vetëm në Tiranë, por edhe tek ato që zhvillohen në Prishtinë. Sot kemi një fjalim që ka mbajtur kryeministri i vendit, zoti Edi Rama me strukturat drejtuese të Ministrisë së Brendshme, ku ai, me tone tejet të ashpra kundër opozitës dhe kundër medieve gjithashtu, u shpreh për një ofensivë politiko-mediatike, e cila kërkon që të nxijë realitetin shqiptar dhe, gjithnjë sipas kryeministrit, të krijojë një perceptim se Shqipëria po dominohet nga kriminaliteti dhe kriminaliteti, gjithnjë sipas kryeministrit, është në shifra shumë më të ulëta se sa ato të 4-5 viteve më parë. Për ju si kryetar shteti, cili është perceptimi për kriminalitetin aktualisht?

Përgjigje: Natyrisht që kriminaliteti është një fenomen, i cili ekziston në çdo shoqëri, por ka shumë rëndësi raporti i tij me shtetin dhe me funksionimin e shtetit të së drejtës. Pra, dallimi midis një vendi tërësisht demokratik apo ligjor është që krimi përpiqet të bëjë punën e tij, pra punën e krimit, por shteti gjithmonë është në goditje, është në parandalim, është në ofensivë.

Pra, gjithmonë ka iniciativën dhe kjo do të thotë që siguria publike, aq më tepër siguria kombëtare nuk janë të cenueshme. Kështu që është tepër e rëndësishme të theksojmë se kjo është një betejë jo e thjeshtë dhe sigurisht që polarizimi edhe i këtij fenomeni nuk ndihmon në forcimin e institucioneve të shtetit, në forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese por, përkundrazi, ai në vend që të përqendrojë energjinë pozitive të të gjithëve, pra qoftë të mazhorancës, qoftë të qeverisë, qoftë të opozitës si një institucion në lokalizimin dhe goditjen serioze të krimit, për shkak të polarizimit dëmton besueshmërinë e kësaj lufte dhe në këtë mënyrë nuk ndihmojnë në forcimin e autoritetit as të shtetit as të ligjit.

Është tepër e rëndësishme gjithashtu që të funksionojë shteti i së drejtës dhe është shumë e rëndësishme që të ketë reagime të shpejta, transparente, për çdo ngjarje, e cila mund të sjellë dyshime për ndikim të politikës ndaj institucioneve ligjzbatuese apo të drejtësisë dhe, njëkohësisht, për sa i takon ndikimit të politikës në këto institucione, pasi përndryshe mungesa e reagimeve të shpejta, padyshim që çon në tejzgjatje të këtyre debateve, të cilat nuk ndihmojnë qytetarët në radhë të parë.

Lexo edhe:

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

Sidoqoftë, më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët dhe për këtë, kuptohet që na duhet shumë punë për të pasur një besim edhe më të fortë tek institucionet ligjzbatuese, pasi nuk është një gjë e re që në zona të caktuara të vendit ndihet shqetësimi i qytetarëve apo i sipërmarrësve për sa i takon garancisë te funksionimi i shtetit ligjor në raport me të fortët apo me njerëzit e krimit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025
AKTUALITET

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025
AKTUALITET

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari

13:52 : 11/08/2025
BOTA

Ministrat e BE-së takohen mes përpjekjeve për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet Trump-Putin

13:50 : 11/08/2025
Para

U kthye nga Itali për pushime, por e ngatërruan me vëllain dhe e plagosën me armë, 20-vjeçari…

TË GJITHA

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025

Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari

13:52 : 11/08/2025

Ministrat e BE-së takohen mes përpjekjeve për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet Trump-Putin

13:50 : 11/08/2025

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com