• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat/ Mashtrimi i “Lali Erit” me fushën e Laprakës. As dr. Ulsi nuk mund ta mbrojë Veliajn

14:32 : 15/10/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pak ditë më parë, deputeti socialist Ulsi Manja nuk arriti të shuante protestën e banorëve të Laprakës, të cilët kundërshtojnë planin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shkatërrimin e fushës së futbollit të zonës dhe ndërtimit në atë territor të një kompleksi pallatesh nga kompania “Salillari”.

Pavarësisht elokuencës së tij, sidomos pas marrjes së gradës shkencore “Doktor” në krimet mjedisore, deputeti i Laprakës, Manja, u tërhoq përballë protestuesve, të cilët dëshmuan me fakteve se janë mashtruar keqazi nga “Lali Eri”.

Lexo edhe:

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

Përplasja mes banorëve të Laprakës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka nisur disa muaj më parë. Në bazë të një vendimi të nëntorit 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dhënë leje ndërtimi në territorin e fushës sportive, në favor të “Salillarit”. Kjo pronë është regjistruar në vitin 2014 në favor të trashëgimtarëve të një ish-pronari. Këta të fundit kanë nënshkruar një kontratë, të cilën ia kalojnë truallin në favor të kompanisë “Salillari”, e cila do të ndërtojë një kompleks ndërtimi.

Vendimi i kryebashkiakut Veliaj, përveçse shkaktoi revoltën e banorëve të zonës, të cilët e shfrytëzojnë fushën sportive për stërvitjen e të rinjve, është edhe në shkelje të ligjit “Për sportin”. Në nenin 34 të këtij ligji, sanksionohet shprehimisht: “Destinacioni i objekteve sportive nuk mund të ndryshojë, pavarësisht nga pronësia, subjekti administrues apo dhënia me koncesion”.

E megjithatë, Veliaj vendosi në nëntor 2017 që në terrenin sportiv të Laprakës të jepte leje për ndërtim pallatesh. Pasi u vunë në dijeni, banorët nisën protestat e tyre në pranverën e vitit 2018. Veliaj, duke e konsideruar që kjo protestë mund të ndikonte në imazhin e tij politik, shpërndau në radhët e banorëve protestues informacionin se ai “është tërhequr dhe do të revokojë lejen e ndërtimit për Salillarin”.

Por ky “informacion” për tërheqjen e Veliajt rezultoi së fundmi i pavërtetë, gjë e cila ka detyruar banorët e Laprakës t’u rikthehen protestave të tyre. Për të shuar acarimin e qytetarëve, fillimisht u angazhua deputeti socialist i zonës, doktor Manja. Ky i fundit, ndoshta i bindur se banorët nuk kishin informacionin e duhur, u paraqit mes protestuesve, për t’u përcjellë gënjeshrat e gatshme të Erion Veliaj. Por, misioni i dr. Manjës “dështoi me sukses”.

Në bazë të dokumentave zyrtarë, të publikuar së fundmi edhe nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, rezulton se Erion Veliaj është i vendosur që të lejojë “Salillarin” për të ndërtuar kompleksin e pallateve. Po në këto dokumenta, rezulton gjithashtu se “Lali Eri” nuk është tërhequr asnjëherë nga plani i tij dhe “informacioni” që u përcolli protestuesve në pranverë për “tërheqjen nga leja e ndërtimit” ishte thjesht një flluskë sapuni.

Në bazë të dokumentave të publikuar nga Zhupa, rezulton se fusha e futbollit të Laprakës ndodhet mbi një truall me pronësi private, përkatësisht pasuria me nr. 9/177, zona kadastrale 3810, me një siperfaqe prej 5388 m2. Pronarët e këtij trualli nuk e kanë në përdorim atë, për shkak të ndalimeve ligjore lidhur me terrenet sportive.

Bashkia e Tiranës, gjatë studimit të Planit të Përgjithshëm Vendor dhe të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit me vendimin nr. 1, datë 14.4.2017, këtë zonë e ka emërtuar TR434, ku janë përcaktuar kriteret për zhvillimin e zonës, duke e kthyer në hapësirë me destinacion për ndërtime. “Pra-shprehet Ina Zhupa- Veliaj e ka parashikuar në planin e tij të vitit  2017 për të dhënë leje ndërtimi mbi fushën”, ndërkohë që sot “gënjen banorët dhe i thotë se është vendim i kohës së Lulzim Bashës”.

Mbi këtë hapësirë, më datë 23.10.2017, pronarët e kësaj pasurie me nr. 9/177, zona kadastrale 3810, me sipërfaqe 5388 m2, ku shtrihet sot Fusha Sportive, kanë lidhur një kontratë sipërmarrje me nr. 3050/651 me shoqërinë ndërtuese “Salillari shpk”. Në bazë të kësaj kontrate, palët dakordësohen ndërmjet tyre për ndërtimin e një godine polifunksionale 6 kate, kjo e mbështetur mbi parashikimet e vendosura në planin vendor të miratuar nga vetë Bashkia e Tiranës. Godina, e cila është projekuar të ndërtohet mbi Fushën e Sportit, do të ketë një sipërfaqe ndërtimi 10 434 m2 (mbi tokë) dhe 3478 m2 (nën tokë), në total 13 912 m2 sipërfaqe ndërtim të përfituar.

Pasi publikon këto të dhëna, Zhupa shprehet se “në këtë kontratë është interesant fakti që Salillari nuk e fsheh lidhjen e tij të fortë me Veliajn, siç e tregojnë edhe tenderat dhe kontratat e deritanishme. Sepse-vijon Zhupa-pala sipërmarrese, “Salillari”, në këtë kontratë, garanton pronarët për marrjen e Lejes Zhvillimore pranë Bashkisë Tiranë dhe të ndërtojë veprën,  duke përfituar në fund pronësinë e 70% të volumit të ndërtimit”.

Dhe kjo lidhje e fortë për garanci mes Veliajt dhe Salillarit, sipas Zhupës, është fakt, pasi “konstatohet me prova që, me studimin dhe miratimin e Planit Vendor të Përgjithshëm, Bashkia e Tiranës ka përjashtuar interesin publik të komunitetit të Laprakës, duke u hequr të drejtën qytetarve të vazhdojnë të kenë në funksion këtë fushë sportive”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

13:49 : 17/07/2025
AKTUALITET

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

13:37 : 17/07/2025
AKTUALITET

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

13:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025
Para

Përplasja PD-PS shkon në Parlamentin Europian, opozita largohet nga takimi (Shkak Taulant Balla)

TË GJITHA

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

13:49 : 17/07/2025

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

13:37 : 17/07/2025

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

13:34 : 17/07/2025

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

12:59 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com