• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Donald Trump: Putin “ndoshta” është i përfshirë në vrasje

13:12 : 15/10/2018
në BOTA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë në një intervistë televizive se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin “ndoshta” është përfshirë në vrasje dhe ka pohuar sërish se Moska ka ndërhyrë në politikën amerikane.

Trump po ashtu ka thënë se nuk e di nëse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis është duke planifikuar të dorëhiqet, mirëpo se ai e konsideron gjeneralin si “lloj të demokratit” dhe se ai mund të largohet.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë të realizuar paraprakisht për emisionin televiziv 60 Minuta në CBS, e cila është transmetuar më 14 tetor. Në mesin e çështjeve që ai ka përmendur janë edhe Koreja Veriore, përpjekjet e shpëtimit pas uraganit në SHBA, zhdukja e gazetarit saudit në Turqi, Jamal Khashoggi dhe ndryshimet klimatike.

Kur prezantuesja e CBS-së, Lesley Stahl, e ka pyetur Trumpin nëse pajtohet me njerëzit që pretendojnë se Putin ka qenë i përfshirë në vrasjet e kritikëve, ai është përgjigjur, “ndoshta po. Ndoshta”.

Nuk është bërë e qartë se në cilat vrasje Trump ka dyshuar se ka qenë i përfshirë Putini, ndonëse shumë kritikë të liderit rus janë vrarë përmes helmimeve të dyshuara dhe të tjerë në kushte të mistershme.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

Trump nuk publikon dokumentet për hetimet rreth Rusisë Megjithatë, Moska ka mohuar ndonjë lidhje. I pyetur për ndërhyrjen ruse në sistemin politik në SHBA, Trump ka thënë se beson që Moska ka ndërhyrë, mirëpo se edhe “Kina ka ndërhyrë po ashtu”. “Ju jeni duke shmangur plotësisht çështjen e Rusisë”, i ka thënë Stahl presidentit. “Nuk jam duke bërë asgjë” është përgjigjur Trump. Komuniteti amerikan i Inteligjencës dhe Këshilltari Special amerikan, Robert Mueller kanë gjetur se Rusia ka nisur fushatë për shpërndarje të propagandës në rrjetet sociale dhe ka hakuar dokumente të demokratëve në tentim të ndikimit të rezultatit zgjedhor në të mirë të Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Moska në anën tjetër mohon çdo përfshirje.Zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Rusia i cilëson sanksionet e SHBA-së “lojë me zjarr” Sa i përket Sekretarit Mattis, presidenti republikan ka thënë se ai nuk është i sigurt nëse gjenerali do të vazhdojë të mbetet në pozicionin e tij.

“Ndoshta ai do të largohet. Mendoj se ai është një lloj demokrati, nëse doni të dini të vërtetën”, ka thënë Trump.

“Mirëpo Gjenerali Mattis është njeri i mirë. Ne kalojmë për mrekulli. Ai mund të largohet. Në një moment, të gjithë largohen”, ka shtuar ai.

Mattis konsiderohet si një nga anëtarët më të pavarur në kabinetin e Trumpit, mirëpo ai po ashtu është edhe dorë e fortë në këtë administratë, e cila njihet për numër të madh të lëvizjeve në mes të zyrtarëve.

Ai është cilësuar edhe si personalitet që ka krijuar balancë kundrejt qasjeve të presidentit, pasi ka shtyrë përparë idenë e përmirësimit të marrëdhënieve me aletatët tradicionalë të SHBA-së, duke përfshirë anëtarët e NATO-s, të cilëve Trump u është drejtuar me fjalor të ashpër.

Disa liderë nga Perëndimi po ashtu kanë përshëndetuar Sekretarin Mattis për politkë të ashpër kundër Putinit, pavarësisht se Trump ka shprehur dëshirën për lidhje më të ngrohta me Moskën.

Spekulimet janë rritur për të ardhmen e Mattis si shef i Mbrojtjes, prej kur është publikuar libri i gazetarit, Boob Ëoodëard për Shtëpinë e Bardhë të udhëhequr nga Trumpi, në të cilin thuhet se Gjenerali ka vënë në pikëpyetje vlerësimin e Trumpit, duke e krahasuar aftësinë e tij të të kuptuarit me një fëmijë 11 vjeç.

Mirëpo Mattis ka kundërshtuar se ka bërë deklaratë të tilla dhe ka mohuar vazhdimisht se është duke konsideruar largimin.

“Natyrisht se nuk mendoj të largohem”, u ka thënë ai gazetarëve në muajin shtator.

“E dua këtë vend”.

Përndryshe në mesin e të larguarve në administratën Trump janë edhe Rex Tillerson që ka mbajtur pozitën e Sekretarit të Shtetit dhe H.R. McMaster, i cili ka qenë në pozitën e Këshilltarit për Siguri Kombëtare. Më 9 tetor, Trump ka njoftuar edhe se Nikki Haley do të largohet në fund të vitit nga pozita e ambasadores në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ende nuk është bërë publik asnjë arsye e dorëheqjes së saj. Trump po ashtu ka dhënë shenja për ndryshime potenciale në kabinetin e tij, shkruan REL.

“Jam duke bërë ndryshime. Kam të drejtë t’i bëjë ato. Kam njerëz që mund të angazhohen dhe do të jetë fantastike”, ka shtuar presidenti amerikan.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025
BOTA

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025
SPORT

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025
BOTA

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025
BOTA

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025
Para

Apeli për institucionet/Basha: Veproni sa s’është vonë, varet paqja sociale

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025

Tiranë/ I biri gjen babanë e pajetë në banesë, çfarë dyshon policia

21:29 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com