Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan sot se qeveri të vendeve kryesore të BE por edhe vetë Parlamenti Europian, janë deklaruar haptas kundër diskutimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Shkak për këtë, thotë z. Berisha, është krimi i organizuar në nivelet më të larta të pushtetit, me fjalë të tjera për shkak të familjeve mafioze Rama-Xhafaj, Balla e Tahiri.
Ish-Kryeministri thekson se ndryshimi i qëndrimit të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, vetëm 4 muaj pas mbledhjes se Këshillit të Ministrave të BE, vjen për shkak të lidhjeve të qeveritarëve shqiptarë me krimin ndërkohë që familjet mafioze të sipërpërmendura janë vënë në hetim ndërkombëtar jo nga një por nga një seri agjensish të vendeve partnere.
Berisha thotë se shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga kjo bandë ndaj duhet ti përmbysin një minutë e më parë.
Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha:
Fundi i Kakistokracise se Kallam Deshtaku po troket!
(ne greqishten e lashte kakistos ad literam dmth më i keqi. A ka lidhje me fjalen shqipe nuk e di por ngjasin si dy gjysmat e nje pike uje te piste)
Te dashur miq, kohet e fundit jo vetem qeveri te vendeve kryesore te Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar hapas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri.
Sqaroj ketu se vetem 6 muaj me pare Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian i rekomanduan Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian qe u mblodh me 28 qershor 2018, hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine por ky propozim u hodh poshte unanimisht ne Samitin e BE per shkak te lidhjeve te qeveritareve me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Kurse sot, ne me pak se 4 muaj pas vendimit te ministrave te jashtem te BE, kane ndryshuar qendrim edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian.Kjo sepse kalbesira kundermoi ane e mbane si Kakisto dhe Kallam Deshtaku dhe suita e tij perfaqesojne per Europen me te keqen dhe sepse familjet mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri jane vene ne hetim nderkombetar jo nga nje por nje seri agjensish te disa vendeve partnere.
Shqiptaret nuk meritojne te qeverisen nga kakisto-të banda e tyre kriminale ndaj duhet ti permbysin njeminute e me pare.
Ketu me poshte keni nje artikull qe tregon venien ne n hetim te Taulant Bego/Yaris/ Hoxha/Gjura/Jaupi etj etj. sb
Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant Ballën
Skandalet e Taulant Ballës nuk duket se kanë mbetur brenda kufirit shtetëror.
Ato kanë ngjallur interesin e pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel.
Burime diplomatike kanë bërë të ditur se, këta të fundit i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme (Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë.
Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti.
Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.
Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori.
Mbetet në gjykimin e deputetëve nëse informacionet e marra do t‘i bëjnë publike apo jo.
Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme.
Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum.
Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes.
Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera.
Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit.