• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Ministri i Financave: Program social për ata që mbeten pa punë nga mbyllja e basteve

10:49 : 12/10/2018
në EKONOMI, SOCIALE

Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erion Braçe, kërkoi dje nga qeveria që aktiviteti i lojërave të fatit të kthehet në monopol shtetëror.

Gjatë zhvillimi të interpelancës me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj, mbi ligjshmërinë fiskale të FSHF-së, deputeti Braçe u ndal edhe te çështja e mbylljes së lojërave të fatit dhe basteve sportive. Sipas Braçes, ndonëse lojërat e fatit janë parashikuar të mbyllen, disa segmente të ligjit nuk janë zbatuar dhe për këtë, qeveria duhet të ndërmarrë nismën që këtë treg ta kthejë në monopol shtetëror, ku, sipas tij, të ardhurat do të administrohen më mirë.

“Dua ta duartrokas Qeverinë për vendimin që ka marrë për të larguar bastet nga qendrat e banuara për t’i mbyllur fare, ashtu siç kam ngritur këtu në këtë sallë shqetësimin se ligji aktual për lojërat e fatit në disa segmente të tij nuk është zbatuar. Ajo që po ju them tani, është: Shtetëzoni aktivitetin e lojërave të fatit. Kthejeni në monopol shtetëror dhe bëjeni që të mos kthehet në ndarje xhiroje pastaj nëpër bodrume apo në dhoma të tjera”, tha kryetari i Komisionit të Ekonomisë, duke shtuar se rreth 80% e xhiros së këtij aktiviteti nuk është i deklaruar në regjistrat fiskalë të shtetit.

Ndërsa ministri i Financave, duke folur në foltoren e Kuvendit mbi këtë projektligj, u shpreh se për personat, që do të preken nga mbyllja e basteve sportive, do të zbatohet një program social për punësimin e tyre.

“Po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm”, tha ministri Ahmetaj.

Lexo edhe:

Kërkoi video të numërimit në KQZ, Kalaja: Kam dyshime, do shkoj në Prokurori

250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

INTERPELANCA
Gjatë punimeve të seancës plenare u zhvillua dje edhe interpelanca ndërmjet ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe. Interpelanca konsistonte në ligjshmërinë fiskale të FSHFsë. Braçe u shpreh gjatë interpelancës se në Shqipëri nuk duhet të ketë persona me imunitet fiskal.

“Unë nuk pyeta se sa paguhen lojërat apo ekipet, pyeta prej muajit shkurt në mënyrën më të qartë, sa është tatimi mbi të ardhurat e personave që paguhen nga FSHF dhe, së dyti, sa është 10% që i takon buxhetit nga e drejta televizive që Federata ka fituar 10 vitet e fundit. Nuk mundet të ketë imunitet FSHF nga detyrimet tatimore. Pse i jepni imunitet atij institucioni, kur bëni detyrën dhe trokisni në çdo dyqan, kafene dhe qebaptore të këtij vendi. Nuk ta solla Rolandon ta krahasoje me Kristi Vangjelin, por për barazinë, për detyrimet”, tha deputeti Braçe.

Në replikën e tij, ministri i Financave, z. Arben Ahmetaj, theksoi se situata financiare në klubet e futbollit shqiptar duhet të formalizohet në mënyrë që të parandalohen rastet e evazionit. “Formalizimi në klubet e futbollit është emergjencë. Por, ajo që dua të them, është sporti ka shumë më shumë nevojë të formalizohet, pra, futbolli, por të gjitha sportet dhe besoj që formalizimi është një instrument për t’u kthyer dinjitetin atyre lojtarëve, që e mbani mend se i trajtuam si heronj në Kampionatin Europian”, tha z. Ahmetaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi video të numërimit në KQZ, Kalaja: Kam dyshime, do shkoj në Prokurori

21:20 : 19/05/2025
AKTUALITET

250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

21:19 : 19/05/2025
AKTUALITET

Kokë bullgari, inat shqiptari

21:14 : 19/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi në Tiranë/ Xhaçkë “strategjikja” merr mandatin, digjen 3 burra për shkak kuotash

21:08 : 19/05/2025
SPORT

Conceicao shpjegon situatën e Milanit: Detajet janë kundër nesh, na kanë prishur sezonin

21:07 : 19/05/2025
BOTA

“Anija mëmë” e re kineze pritet të niset për fluturimin e parë provë

21:07 : 19/05/2025
Para

Presidenti i Venezuelës thirrje për ndihmë: Trump kërkon të më vrasë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kërkoi video të numërimit në KQZ, Kalaja: Kam dyshime, do shkoj në Prokurori

21:20 : 19/05/2025

250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

21:19 : 19/05/2025

Kokë bullgari, inat shqiptari

21:14 : 19/05/2025

Mbyllet numërimi në Tiranë/ Xhaçkë “strategjikja” merr mandatin, digjen 3 burra për shkak kuotash

21:08 : 19/05/2025

Conceicao shpjegon situatën e Milanit: Detajet janë kundër nesh, na kanë prishur sezonin

21:07 : 19/05/2025

“Anija mëmë” e re kineze pritet të niset për fluturimin e parë provë

21:07 : 19/05/2025

Spitali i Tropojës pa mjekë/ Qytetarët denoncojnë: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

20:53 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com