Tha se nuk ndante kurrë dhomën me një lesbike, pendohet gazetarja e CNN

Lexo edhe:

Korrespondentja e CNN në Shtëpinë e Bardhë për ka kërkuar falje publike për postimet homofobike që ka bërë para disa vitesh.

Kaitlan Collins është kritikuar për postimet në vitin 2011 ku ka përdorur fjalën “derr” duke thënë se nuk do ndante kurrë dhomën me një lesbike.

Të dielën, ajo përdori rrjetin social Twitter për të kërkuar falje për postimet e saj duke thënë se ishte e papjekur.

“Kur isha në kolegj, përdorja gjuhë injorante në disa postime me miqtë e mi. Isha e papjekur, por kjo nuk përfaqëson mënyrën si ndihesha. Unë jam penduar dhe kërkoj falje”, shkruajti ajo.

Rrjeti televiziv amerikan CNN nuk ka bërë ende asnjë koment për këtë çështje.

 

Lajme të lidhura

Para