• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata Europiane, përzgjidhet kandidati shqiptar në Strasburg. Ja kush është

12:40 : 08/10/2018
në AKTUALITET

Darian Pavli është kandidatura e vetme e qeverisë shqiptare, që ka kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për anëtarë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Pavli është vlerësuar nga Komisioni i Përzgjedhjes së kandidatëve në Gjykatën e Strasburgut.

Ai është vlerësuar si kandidati që përmbush më shumë kriteret për të qenë zëvendësuesi i gjyqtarit aktual, që ka Shqipëria në GJEND, Ledi Bianku. Më datë 28 shtator, Komisioni i Përzgjedhjes së kandidaturave ka zhvilluar intervistimin e tre kandidatëve që dërgoi qeveria Rama. Në listën e kandidatëve, veç Darian Pavlit, ishte ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi dhe pedagogia, Marjana Semini.

Emri i Darian Pavlit është përfshirë në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës për t’u votuar në datën 12 tetor të këtij viti. “Komisioni intervistoi të gjithë kandidatët, më 28 shtator 2018. Komisioni i rekomandon Asamblesë Parlamentare, me shumicë të madhe, z. Darian Pavli si kandidatin më të kualifikuar”, thuhet në materialin zyrtar.

Burime nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut bën të ditur se komisioni i drejtuar nga Presidenti Valeriu Ghiletchi nga Republika e Moldavisë përbëhet nga anëtarë të forcave të majta politike. Ndërkohë që votimi i datës 12 tetor do të kërkojë konsensus të gjerë për kandidaturën e Shqipërisë. Në rast se emri i Darian Pavlit nuk votohet me konsensus nga të majtët dhe të djathtët, atëherë procedura mund të rinisë nga e para.

KANDIDATI

Lexo edhe:

Vera ‘trokiti’, bashkë me të edhe flakët/ A është Shqipëria më e përgatitur këtë vit?

Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Kurti dëshiron të kontrollojë të gjitha institucionet

Po kush është Darian Pavli? Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperiencë prej 15 vitesh. Ka ushtruar rolin e ekspertit pranë organizatës ndërkombëtare SOROS. Pavli ka marrë pjesë dhe në sekretariatet e Reformës në Drejtësi dhe ka pasur rolin e ekspertit ligjor pranë misionit EURALIUS V. “Z. Darian Pavli – jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Europës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ”, thuhet në CV-në e shpërndarë nga Qeveria për kandidatin Darian Pavli.

RIVALËT
Dy kandidatët e tjerë që ka dërguar qeveria për rolin e gjyqtarit të GJEND, ishin emrat e Sokol Berberit dhe Marjana Seminit. Emri i Berberit është dërguar katër herë si kandidaturë, por ajo nuk është pranuar.

Në CV-në e dërguar nga qeveria thuhet se: “Z. Sokol Berberi – jurist me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës, anëtar i Gjykatës Kushtetuese (prill 2007 – shtator 2016), mbajtës i titullit “Doktor”, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuues në përafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut etj”.

Ndërsa kandidatja tjetër Semini mban titullin “profesor i asociuar”. “Znj. Marjana Semini – juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit “Profesor i asociuar”, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistraturës për 20 vjet dhe drejtore e saj (2009-2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizatave të huaja (USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializime për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautore e disa botimeve”, thuhet në njoftimin e qeverisë për kandidaten.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vera ‘trokiti’, bashkë me të edhe flakët/ A është Shqipëria më e përgatitur këtë vit?

16:40 : 07/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Kurti dëshiron të kontrollojë të gjitha institucionet

16:16 : 07/06/2026
AKTUALITET

Borsh/ Skafi “noton” në zonë të ndaluar, gjobë e kripur për drejtuesin

15:58 : 07/06/2026
AKTUALITET

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

15:41 : 07/06/2026
NDRYSHE

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

15:32 : 07/06/2026
AKTUALITET

Me flamuj kuqezi në duar, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

15:28 : 07/06/2026
Para

Masakra në ish-bllok, 45 ditë burg mikut të komandos, akuzohet se ka qëlluar me armë

TË GJITHA

Vera ‘trokiti’, bashkë me të edhe flakët/ A është Shqipëria më e përgatitur këtë vit?

16:40 : 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Kurti dëshiron të kontrollojë të gjitha institucionet

16:16 : 07/06/2026

Borsh/ Skafi “noton” në zonë të ndaluar, gjobë e kripur për drejtuesin

15:58 : 07/06/2026

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

15:41 : 07/06/2026

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

15:32 : 07/06/2026

Me flamuj kuqezi në duar, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

15:28 : 07/06/2026

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

15:10 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibomcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibom