Marrë nga Gazeta Tema
Detaje të forta vijnë nga treshja e prokurorëve që i kërkon Këshillit të Mandateve të heqin imunitetin dhe të arrestojnë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Besim Hardarmataj nga Tropoja është kushëriri i dytë Sali Berishës, i denoncuar nga Artan Hoxha në televizion si njeriu që i coi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së Vogël.
Elisabeta Ymeraj nga Tropoja, është pjestare e grevës së urisë të Shkelzen Berishës në vitin 1999. Gruaja e Agron Bajrit, kushëri i dytë i Shkëlzen Berishës. Gentian Osmani nga Tropoja, shok klase i Shkëlzen Berishës.
Ka mbyllur çështjen e Gjin Gjonit në Elbasan në 2014, së bashku me Bledar Mustafarajn.
Asokohe Gentian Osmani ka qenë kryeprokuror rrethi ndërsa Bledar Mustafaraj prokuror i çështjes.
Shkrimi i publikuar në Gazetën Tema: http://www.gazetatema.net/2017/10/20/detajet-kush-eshte-treshja-e-prokuroreve-qe-kerkon-arrestimin-e-tahirit-zbulohet-lidhja-me-familjen-berisha/