Shtatë ushtarë turq mbetën të vdekur nga terroristët kurdë në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit.
pas kësaj ngjarje presidenti turk Recep Tayyip Erdogan premton hakmarrje të ashpër. Erdogan tha se për çdo ushtarë të vrarë do të vriten të paktën 100 terroristë.
“Terroristët do t’i bëjmë ta paguajnë shtrenjtë. Shtatë ushtarë ranë dëshmorë sot, por a do të ndalojmë ne? Nuk do të ndalojmë. Ata morën shtatë dëshmorë nga mesi jonë, ne do të vrasim 700 terroristë nga ata. Nuk do të ndalojmë në asnjë mënyrë”, tha Erdogan, ditën e djeshme në “TRT Ëorld Forum”, në Stamboll.
Erdogan akuzoi Amerikën se po armatos YPG-në në Siri, të cilën Ankaraja e quan krah të organizatës terroriste PKK, e cila i ka shkaktuar më shumë se 40 mijë viktima Turqisë në 4 dekadat e fundit.