Kate Hudson ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, por u bë nëna e një vajze për herë të parë me 2 tetor.
Pak ore më parë lajmin e bukur e ka bërë vetë aktorja në llogarinë e saj në Instagram.
Aktorja e ka pagëzuar me emrin Rani Rose Hudson Fujikawa.
‘Vendosëm ta quajmë Rani vajzën tonë (që shqiptohet Ronnie) sipas emrit të gjyshit të saj, Ron Fujikawa. Ron ishte një njeri shumë special që na mungon të gjithëve shumë. T’i vendosnim emrin e tij ishte një nder’-ka shpjeguar më tej aktorja.