Kamerat kanë filmuar momentin kur një nënë e re lë vajzën e saj vetëm 1 ditëshe në një kosh mbeturinash, në mes të rrugës, dhe më pas e qetë largohet për në punë sepse nuk donte të humbiste punën, bëri të ditur policia braziliane.
Ngjarja u regjistrua në juglindje të Brazilit. Banorët gjetën vajzën e porsalindur të mbështjellë me një batanije rozë dhe të futur brenda në një qese. Ata dëgjuan të qarat e fëmijës dhe lajmëruan menjëherë shërbimin e emergjencës.
Policia arrestoi 25-vjeçaren në ambientet e punës. Kolegët pasi kishin dëgjuar lajmin për fëmijën e braktisur dhe dyshyan për kolegen e tyre kur kishin vënë re se asaj i ishte zhdukur barku brenda një nate.
tmerrTronditëse! Nëna hedh në plehra foshnjën, më pas shkon në punë on Vidnews.
Vajza kishte dy muaj që punonte si pastruese në një lavazh makinash, dhe ishte përpjekur t’ia fshihte drejtuesve të saj për shkak se kishte frikë se do të humbiste vendin e punës.
Mendohet se nëna e re kishte lindur në shtëpi, pa shkuar fare në spital, ndërsa kamerat e sigurisë filmuan momentin kur nëna, e qetë kalon rrugën me foshnjën në krah, më pas e lë atë në një kosh plehrash dhe largohet. Foshnja, që peshon 3.6 kg është dërguar në spital për t’iu nënshtruar të gjitha analizave.