• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Deklaratat ndër vite/ Ja si Edi Rama ka mbrojtur njerëzit e tij të lidhur me krimin

11:30 : 01/10/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sa herë që maxhoranca e Edi Ramës kapet mat për lidhjet me krimin dhe favorët që u bëhen personave të kriminalizuar në gjirin e saj, kryeministri gjithnjë e gjen fajtorin tek opozita dhe tek media, të cilat, sipas tij, duan të “baltosin arritjet e qeverisë”.

Në çdo rast në këto 5 vite qeverisjeje të tij, të cilat nuk kanë qenë të pakta, Edi Rama përdor një shprehje, tip postulati: “Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë. Për mua askush nuk është e nuk mund të jetë mbi ligjin për PS-në, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Këtë qëndrim e kemi jo vetëm me fjalë por e kemi materializuar sa herë ballafaqohemi me faktet, ndryshe nga të tjerët”.

Por, sa realisht e zbaton këtë përbetim kryeministri? Më poshtë gjendet një përmbledhje e deklaratave të Edi Ramës, kur, për të shpëtuar sa të mundet imazhin e tij dhe të qeverisjes së tij, është rrekur të gjejë fajtorin për kriminelët dhe personat e lidhur pranë tij, tek faktorë të tjerë jashtë maxhorancës.

Lexo edhe:

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Për Emiljano Nuhun, nënkomisarin që denoncoi kërcënimet që kishte marrë, për faktin se po hetonte djalin e deputetit socialist, Rrahman Raja:

Edi Rama: “Një horr i kthyer një hero, ka braktisur detyrën dhe ka përdorur rastin për të fituar azil. Nuk do t’i ndahemi atij horri”.

Nënkomisar Emiljano Nuhu u detyrua të largohet nga vendi pasi, edhe pas paralajmërimeve të shumta, drejtuesit e tij nuk e mbështetën përballë kërcënimeve me jetë të familjarëve Rraja.

Për djalin e deputetit Rrahman Rraja, i cili nuk u prek nga policia për më shumë se dy muaj, pavarësisht se ishte e provuar dhuna që ai kishte ushtruar ndaj shtetases Xh.M:

Edi Rama: Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund. …Ata që hungërijnë si derra në llucën e gërgërreve politike e mediatike po e ridhunojnë vajzën”.

Rexhep Rraja u arrestua dy muaj pas ngjarjes, vetëm për shkak të presionit publik, mediatik e politik.

Duke u shtyrë pak në kohë, gjenden të tjera raste, kur Edi Rama ka përdorur aksiomën “mbrojtja më e mirë është sulmi”.

Kur Konstandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, vrau 4 persona në një lokal në Tiranë, kryeministri e gjeti sërish fajtorin tek opozita:

Edi Rama: “Gojët e mbushura plot që u zbrazën sot ndaj Luiza Xhuvanit nga një opozitë që na la peshqesh Shqipërinë Informale të tokës së xanun, drejtësisë së shitur, energjisë së vjedhur, diplomave të blera, armëve të lëna sheshit e krimit që drejtonte policinë, i përkasin jetës së ulët”.

Konstandin Xhuvani vrau 4 persona në Tiranë, ndërkohë që, falë mbështetjes politike, ai nuk u arrestua asnjëherë për disa vepra të rënda penale të kryera në Gjirokastër, si goditje me armë ndaj policisë në Lazarat, vrasje në tentativë ndaj një të riu në qytetin jugor, armbëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Elvis Rroshi, ish-kryebashkiaku i Kavajës u shndërrua në simbolin e goditjes së ligjit “Për Dekriminalizimin”. Rroshi u mor në mbrojtje të posaçmë nga Edi Rama, i cili e shprehte këtë në takime publike, si më poshtë:

Edi Rama: “Kisha dëshirë të vinte këtu, ‘krimineli’ që drejton Kavajën….Kemi kaluar një ligj për dekriminalizimin, sipas këtij ligji nuk shpëton askush që ka bërë diçka. Mezi po pres zbatimin e ligjit, që t’i coni letër Lulit, e ti thoni po ky si shpëtoi. E patë cfarë bëri Elvisi, apo Ervin, hë si e ke emrin”.

Elvis Rroshi rezultoi më tej se ishte dënuar për përdhunim në grup në Itali, si edhe ishte raportuar për shitje narkotikësh në Zvicër e Itali.

Rasti më domethënës është sulmi që Edi Rama ndërmori ndaj Dritan Zaganit, njeriut që denoncoi lidhjet e ish-ministrit kampion, Saimir Tahirit, me narkotrafikantët Habilaj. Për Zaganin, Edi Rama tha:

Edi Rama: “Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi”.

Denoncimet e Dritan Zaganit u konfirmuar rreth dy vjet më vonë, kur Prokuroria e Katanias arrestoi anëtarë të bandës së Habilajve, kushërinj të Saimir Tahirit.

Për vetë Saimir Tahirin, ish-ministrin e tij të Brendshëm, Edi Rama shkatërroi të gjithë imazhin e tij të ngjyrosur, vetëm e vetëm për ta shpëtuar nga prangat;

Edi Rama: “Është kopje surrogato e gjyqit politik që e kemi parë 4 vite në Parlament. Por, pyetja a është i pafajshëm nuk është e tepërt. Për mua nga çasti i parë, sot e deri kur të dalë e vërteta nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveç përgjigjes së pyetjes “a është i pafajshëm Saimir Tahiri?” Kësaj pyetjeje unë nuk i iki”.

Saimir Tahiri i shpëtoi prangave, për shkak të mbrojtjes politike që i ofroi Edi Rama dhe maxhoranca e tij.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025
AKTUALITET

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025
AKTUALITET

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës

08:36 : 22/07/2025
BOTA

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025
Para

Shtëpia e mafiozit Al Capone në ankand për 13.5 mln dollarë - FOTOT

TË GJITHA

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
Foto ilustruese

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës

08:36 : 22/07/2025

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025

Temperatura deri në 40°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:10 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com