Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në banesën e tij në fshatin Arapaj, në Durrës.
Burime nga polici njoftojnë se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, kur Y.O. është vetëvrarë me pistoletë në banesë.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se shkak i veprimit të ndërmarrë nga viktima ka qenë gjendja e tij e rënduar psikologjike.