• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi për Zaganjorin/ A e bëri qesharak mikesha e Ramës, Komisionin e Vetingut?

12:02 : 29/09/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) rekomandoi apelimin e vendimit të konfirmimit në detyrë për Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, vetëm pak orë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli se subjekti e kalon testin e Vetingut, në Korrik 2018.

Vetëm pak ditë më parë, Komsioni i Vetingut publikoi vendimin e argumentuar të tij për këtë rast, në të cilin kuptohet qartë se përse ONM ka qenë e paduruar për të deklaruar qëndrimin e tij kundër vendimit të KPK-së.

Në thelbin e vendimit të Komisionit të Vetingut, qëndron fakti se, megjithëse është konstatuar se Xhezair Zaganjori ka kryer veprime me shit-blerjen e pronës, për t’iu shmangur taksave, sërish ky evazion është “i ligjshëm”, sipas KPK-së.

Ky qëndrim i Komisionit të Vetingut mund të duket absurd. Por, në bazë të disa të dhënave që ka siguruar “Boldnews.al”, vendimi, përtej absurd, mund të vlerësohet edhe si i marrë në kushtet e presionit politik nga ana e maxhorancës dhe një prej biznesmeve më të fuqishme pranë Edi Ramës, Vilma Nushi.

I rendisim faktet me radhë. Në vendimin e Komisionit të Vetingut, konstatohet se kreu i Gjykatës së Lartë, në vitin 2001 ka përfituar me kontratë shitje një ndërtesë me sipërfaqe 293 m2, si edhe njësi shërbimi në atë godinë. Të ardhurat e njësisë së shërbimit kanë shërbyer si burim edhe për pasuri të mëvonshme në Zaganjorit.

Lexo edhe:

Goditet “Golden Dental & Aesthetic”/ Përdornin preparate të skaduara, 2 dentistë të arrestuar

Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë

Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Zaganjori ka realizuar kontrata fiktive për marrjen e pronësisë së kësaj ndërtese, duke deklaruar një çmim më të ulët se sa ai reali. Komisioni, në vendimin e tij, “çmon se fiktiviteti në dukje i kontratave të lidhura me familjarët e bashkëshortes, nuk ka pasur qëllim mashtrimin apo fshehjen e fakteve, ngjarjeve apo pasurisë. Subjekti ka shfrytëzuar hapësirat ligjore në favor të interesave të tij. Duke ripërsëritur faktin se këto veprime janë kryer jashtë periudhës së rivlerësimit, Komisioni arsyeton se nuk mund të konkludohet për shkelje ligjore që çojnë në shkarkimin e subjektit nga detyra”.

Pra, Komisioni i Vetingut mundohet të justifikojë Zaganjorin për të njëjtat shkelje, për të cilat ka shkarkuar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh. Shpjegimi për këtë standart të dyshimtë, të ndjekur nga KPK mund të gjendet tek fakti i banorëve të tjerë të kësaj ndërtese, të cilët janë bashkëpronarë me Xhezair Zaganjorin.

Sipas të dhënave të Regjistrit të Gjendjes Civile, në të njëjtën ndërtesë dhe, me shumë mundësi, me të njëjtën mënyrë, ka fituar pronësinë dhe jeton edhe biznesmenia e fuqishme, Vilma Nushi.

Xhezair Zaganjori banon në adresën rr. “Ded Gjo Luli”, P.3/1, ndërtesa nr. 59. Vilma Nushi, gjithashtu banon në të njëjtën adresë dhe në të njëjtën banesë, konkretisht, rr. “Ded Gjo Luli, P.3/1, ndërtesa 59.

“Boldnews.al” ka ngritur dyshimet, në një artikull në mesin e Korrikut, se, pavarësisht shkeljeve të konstatuara në procesin e rivlerësimit, Xhezair Zaganjori mund ta kalonte testin, për faktin se ka lidhje të afërta familjare me Vilma Nushin, një prej biznesmeneve më të besuara të kryeministrit Edi Rama.

Tashmë që zbulohet edhe fakti që Xhezair Zaganjori dhe Vilma Nushi kanë të njëjtën adresë banimi, forcohen edhe më shumë dyshimet se Komisioni i Vetingut ka mbyllur të dy sytë para problematikave të shumta të zbuluara në deklarimin e pasurisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Vilma Nushi është një prej “oligarkëve” pranë kryeministrit Edi Rama, e cila po përfiton miliona euro nëpërmjet konçensionit “Check Up” në Shëndetësi.

Ajo ka nënshkruar një marrëveshje konçensionare me qeverinë e Edi Ramës në tetor 2014, nga e cila do të marrë nga buxheti i shtetit 120 milionë për 10 vite. Ky konçension, ndër të parët e dhënë nga qeveria “Rama 1” është kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila e ka konsideruar si një prej veprave korruptive më të mëdha me firmën dhe vulën e qeverisë.

Në ambjentet e Drejtësisë, pak kohë më parë diskutohej se Vilma Nushi kishte ndërhyrë tek kryeministri Edi Rama për të bërë të mundur që Zaganjori të zgjidhej për vendin vakant të përfaqësuesi shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Kjo vakancë ende nuk është plotësuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet “Golden Dental & Aesthetic”/ Përdornin preparate të skaduara, 2 dentistë të arrestuar

10:00 : 22/07/2025
AKTUALITET

Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë

09:42 : 22/07/2025
AKTUALITET

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

09:37 : 22/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

09:17 : 22/07/2025
AKTUALITET

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025
AKTUALITET

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
Para

Tronditëse/ Nipi që vrau gjyshen në Durrës, donte t'i copëtonte trupin pas krimit

TË GJITHA

Goditet “Golden Dental & Aesthetic”/ Përdornin preparate të skaduara, 2 dentistë të arrestuar

10:00 : 22/07/2025

Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë

09:42 : 22/07/2025

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

09:37 : 22/07/2025

Tiranë/ Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

09:17 : 22/07/2025

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
Foto ilustruese

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com