Dy skelete të vjetra njerëzish 6.000 vjeçare, me dhëmbë të ruajtura në mënyrë të përkryer, janë gjetur gjatë punimeve në një rrugë në Brazil.
Mbetjet u gjetën në një vend në rrugën BR-470 në komunën Ilhota.
Skeletët dhe kockat e dhëmbëve duken të ruajtura mirë.
Mendohet se vendi mund të ketë qenë një ishull kur njerëzit e lashtë banonin aty.
Shkencëtarët thonë se skeletet mund t’i përkasin njerëzve nga një prej qindra fiseve të Jiquabu që banonin në Brazil 10.000 vjet më parë deri në periudhën koloniale.
Skeletët, të cilat u gjetën gjatë punimeve për shtrimin e një rruge në muajin maj, u dërguan në laboratorin e Beta Analytics në Florida, ku u zbuluan se kishin jetuar 5.880 vite më parë.
Skeletët u gjetën rreth 60 centimetra nën sipërfaqe.