• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mbrojtësja e grave” në PS, Vasilika Hysi, heshtje për dhunimin në Krujë

12:12 : 27/09/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Në ditët kur në Komisariatin e Krujës po diskutohej dhunimi dhe më pas tërheqja e kallëzimit nga shtetasja Xh.M., ndaj djalit të deputetit Rrahman Raja, profesoresha e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, deklaronte në Parlament se, me anën e një ligji të ri, vajzat dhe gratë, viktima të dhunës, do të merreshin menjëherë në mbrojtje nga Policia.

Vasilika Hysi, një aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut, ende nuk ka dhënë asnjë koment për faktin se si shtetasja Xh.M, e dhunuar dhe e djegur me cigare, sipas kallëzimit dhe kqyrjes mjekësore, më pas është detyruar të tërheqë kallëzimin.

Por, në 23 Korrik 2018, pra vetëm 3-4 ditë pasi Xh.M.kallëzoi e më tej tërhoqi, nën presion deponimin e saj ndaj djalit të deputetit Rrahman Raja, Vasilika Hysi deklaronte në Parlament: “…Konkretisht, nisma që ka sjellë Këshilli i Ministrave synon në radhë të parë që të garantojë mbrojtjen reale të grave në periudhën paraprake, në momentin që ato sapo denoncojnë apo raportojnë dhunën në polici…”, shprehej deputetja Hysi në sallën e Parlamentit kur u miratua ligji “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

Nga dëshmia që ka depozituar në Polici shtetasja Xh.M., ajo deklaron se është dhunuar nga Rexhep Rraja, është marrë forcërisht prej tij, është djegur me cigare dhe është goditur aq sa ka humbur ndjenjat. Ajo e ka dorëzuar kallëzimin në Komisariatin nr.3 në Tiranë, i cili më pas ia ka përcjellë Komisariatit të Krujës. Në vijim të kallëzimit, Posta Policore e Fushë-Krujës është vënë në kontakt me vajzën e dhunuar, e cila është paraqitur pranë oficerit të Policisë Gjyqësore.

I gjithë përshkrimi sa më sipër bie ndesh me deklarimet e deputetes Hysi në Parlament. Pra, deputetja mëtonte të argumentonte se vajzat dhe gratë, të cilat denoncojnë dhunën, duhet të merren menjëherë në mbrojtje nga Policia. Por, në rastin e shtetases Xh.M, ajo jo vetëm që nuk është marrë në mbrojtje, por, përkundrazi, është lënë e vetme dhe, me shumë mundësi, objekt presioni prej dhunuesit të saj, të cilin tashmë e kishte kallëzuar.

Vijon Vasilika Hysi në Parlament: “…Urdhërat e menjëhershëm të mbrojtjes (të lëshuar nga Policia, shën.red) jo gjithnjë kanë qenë efektivë. Nuk janë të pakta rastet, kur personave me urdhër mbrojtje u është marrë edhe jeta…”. Një rast, për fat të mirë që nuk ndodhi kështu, mund të ishte edhe ai i shtetases Xh.M, për të cilën nuk u mor asnjë masë paraprake mbrojtjeje, edhe pas kallëzimit të saj dhe “shëtitjes” së deklarimit nga Komisariati nr,3 në Tiranë, në Komisariatin e Krujës e më tej në Postën Policore të Fushës-Krujës.

Sot, Vasilika Hysi mund të shpjegojë se, kur ka ndodhur ngjarja në Krujë (e zhvilluar në datat 19-21 Korrik 2018), ligji nuk kishte hyrë në fuqi. Mund të shprehet që, pikërisht për këto raste, qeveria dhe parlamenti miratuan ndryshimet në ligj, për të rritur efektivitetin e mbrojtjes ndaj grave.

Por, që të janë këto komente profesoresha Hysi, asaj do i duhet në radhë të parë të pranojë se, më së paku, Policia ka dështuar në mbrojtjen dhe sigurimin e jetës së kallëzueses Xh.M, prej hakmarrjes së djalit të kolegut të saj socialist, Rrahman Raja.

Në raportet ndërkombëtare, të specializuara për dhunën ndaj grave, janë të renditura disa aspekte të përbashkëta të viktimave të kësaj natyre: “Shumica nuk denoncojnë, nuk e raportojnë dhunën ose tërhiqen nga raportimi për shkak të stigmës, frikës dhe pasigurisë; më pak se 20 përqind e viktimave të dhunës seksuale në vendet perëndimore e raportojnë sulmin ndaj tyre; një shifër e papërfillshme janë raportime të pavërteta; shumica e rasteve janë dhunë seksuale që kryhet nga njerëz të afërt, siç mund të jetë partneri, i dashuri, miku apo shoku.

Për të gjitha këto karakteristika të përgjithshme është në dijeni edhe deputetja Hysi. Por, do të jetë e vështirë të dëgjojmë një qëndrim rigoroz dhe profesional nga ish-aktivistja e njohur e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe sidomos të grave, për shkak se, në skandalin e Krujës, dyshohet se është i përfshirë edhe shefi i Grupit të saj Parlamentar, Taulant Balla.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/06/2025
BOTA

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025
SHENDETI

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025
SPORT

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident me pasojë vdekjen në Berat, 25-vjeçari përplas me makinë 67-vjeçaren

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/06/2025

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com